Supë me mish lepuri

Supa me mish lepuri është e lehtë dhe e shijshme. Mishi i lepurit rekomandohet të konsumohet jo vetëm nga të rriturit por edhe nga fëmijët. Kohët e fundit në fshatrat e Shqipërisë, lepuri i butë ka filluar të shtohet për plotësimin e nevojave familjare. Gatimet me mish lepuri janë të ndryshme sipas krahinave.

Supe me mish lepuri e shijshme. Kjo pjatë për supë është shumë e thjeshtë për tu përgatitur. Le të shikojmë sëbashku hapat që nevojiten.

Supë me mish lepuri

Prep Time20 minutes
Cook Time45 minutes
Total Time1 hour 5 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 340kcal

Përbërësit

  • 1 lepur rreth 1 kg
  • 1,5 litër ujë
  • 2 kokrra qepë të thata
  • 5-6 thelpinj hudhër
  • 1 filxhan kafe uthull ose gjysmë limoni
  • 1 lugë gjelle miell
  • 200 ml qumësht
  • 1 katrorë
  • 2 gjethe dafine
  • vaj ulliri
  • piper
  • kripë

Përgatitja

  • Pastrojmë lepurin dhe e lajmë në ujë të rrjedhshëm. Me pas vazhdojmë dhe e presim në thela. Hedhim mishin e lepurit në tenxhere, qepën të qëruar kokërr, hudhrat, gjethet e dafinës, uthull, kripë dhe vaj ulliri. I ziejmë në tenxhere presioni për 10 – 15 minuta.
  • Pasi ka zier mishi, nxjerrim thelat e lepurit dhe me lëngun përgatitet supa.
  • Qepën, karrotën, hudhrat i hedhim në mikser kuzhine dhe i grijmë (ose mund ti shtypim dhe me lugë).
  • Një lugë miell e tretim në gotën me qumësht dhe e hedhim në lëngun e mishit duke e trazuar. E lemë të ziej duke e trazuar disa herë.
  • Hedhim thelat e mishit brenda dhe e lemë për dy minuta të ziej.
  • Rregullohet me piper dhe majdanoz dhe serviret e ngrohtë.

Ju bëftë mirë nga Artigatimit

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Si të gatuajmë Supë me domate

Supë me domate përgatitur me domate të freskëta sjell në tavolinë një freski dhe shije fantastike. Një pjatë vetëm pak përbërës dhe shumë e lehtë. Përveç recetës tradicionale, ka shumë mënyra për ta bërë supën me domate edhe më të mirë

Rosnica me pulë fshati

Pula me rosncica është një nga ato pjatat që padyshim duhet provuar. Zakonisht kjo pjatë është shumë e njohur në zonën e Myzeqesë. Mund të themi se makaronat e vogla janë versioni modern i rosnicave të cila janë të gatuara me miell e vezë siç bëhet brumi i makaronave.

Supë krem me brokoli

Supa krem me brokoli është një pjatë e shëndetshme, e shijshme dhe e lehtë për tu gatuar. Kjo supë është ideale për vegjetarianët, por edhe për fëmijët që zakonisht nuk ju pëlqejnë perimet.

Supë me peshk

Supa me peshk është një pjatë shumë e shijshme, me bazë peshq të ndryshëm. Duhet pak kohë e durim në përgatitjen e kësaj pjate, por i gjithë mundimi ia vlen kur shijon këtë supë e cila e trasformon drekën në një sukses të vërtetë.