Pule në tavë me Speca Gogozhare

Pula ne tave e gatuar me speca gogozhare është një pjatë shumë e shijshme. Shija majhoshe e speckave gogozhare i jep mishit të pulës një aromë e shije të veçantë. Kjo pjatë është ideale për drekat me miqtë pasi mund ta përgatisim më përpara.

Pule në tavë me Speca Gogozhare

Prep Time15 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time45 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 250kcal

Video

Përbërësit

  • 1 pulë
  • 500 gr speca gogozhare
  • 1 kokërr vezë
  • 300 gr bukë e thatë e grirë e përzier me erëza
  • majdanoz
  • rigon
  • kopërr
  • borzilok
  • 50 gr djathë parmixhan
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Presim pulën në copa, e lajmë dhe e thajmë me letër kuzhine. Rrahim vezën dhe i shtojmë pak kripë. Bukën e grire e përziejmë me erëza majdanoz, rigon, kopër, borzilok dhe djathë parmixhan. Mund të përdorim një mikser kuzhinë për të shpejtuar procesin.
  • Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe e vëmë të nxehet. Kalojmë thelat e pulës në fillim në vezë e më pas në përzierjen me bukë, erëza e djathë i grirë.
  • I skuqim nga të dyja anët thelat e mishit të pulës. Pasi janë skuqur i vendosim në një pjatë me letër kuzhine që të thithi vajin e tepërt.
  • Më pas vendosim mishin në tavë. Shtojmë lëngun e gogozhareve e më pas pak piper.
  • Fusim tavën në furrë të të nxehte 200°C të piqet për gati gjysëm ore. Më pas nxjerrim tavën nga furra dhe i shtojmë sipër specat. Mbulojmë me letër
  • alumini tavën dhe e vendosim përsëri në furrë të piqet ngadalë në 200°C përreth 30-40 minuta.
  • Pasi është pjekur mishi e lemë të ftohet pak e më pas e servirim në pjatë pulën me speca gogozhare.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pulë në furrë me patate

Pula në furrë me patate është një nga pjatat klasike që mund të gatuhet më shpesh.Mishi i pulës është i lehtë dhe i gatuar mirë është dhe shumë i shijshëm. Kjo është një recetë shumë e thjeshtë, mjafton të vendosësh pulën të lyer me erëza në furrë. Kjo pjatë është shumë e pëlqyer edhe nga fëmijët.

Rolé të vogla mishi me kunguj e proshutë

Këto rolè të vogla janë me të vërtetë të shijshme, dhe i pëlqejnë si të mëdhenjve edhe fëmijëve. Kjo është një pjatë e dytë, e thjeshtë dhe e mirë, e cila bëhet me feta mishi të mbledhura brenda me kunguj dhe proshutë. Këto rolè mund të përgatiten edhe një ditë më parë, i lemë në frigorifer dhe i skuqim në momentin kur ti servirim.