Banane e Karamelizuar – Flambé

Banane e karamelizuar apo flambé siç mund të njihet ndryshe, është një recetë gatimi e veçante dhe e thjeshte për tu përgatitur. E veçanta e kësaj recete është se mund të përdorim edhe bananet më të vjetra.

Banane e Karamelizuar – Flambé

Prep Time10 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time20 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: caramel
Sasia: 3 persona
Kalori: 270kcal

Përbërësit

  • 3 banane
  • 100 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • 50 gr ujë
  • 1 lugë gjelle rum ose konjak
  • 5 gr kripe
  • 3 gr sode buke

Përgatitja

  • Fillojmë përgatitjen e recetës për banane e karamelizuar duke venë në zjarr një tigan jo ngjitës. Hedhim gjalpin për ta shkrirë dhe më pas sheqerin së bashku me ujë. Shtojmë pak kripë dhe sodën e bukës.
  • Pasi kemi hequr lekuren e bananes, mund ti presim sipas dëshirës. Pasi e gjithë masa te ketë shkrirë shtojmë me kujdes copat e bananes.
  • Në momentin që sheqeri fillon dhe karamelizohet shtojmë dhe pak rum ose pije alkoolike te aromatizuar.
  • Banane e karamelizuar janë gati për ti shërbyer. Shtojmë në pjatë dhe pak akullore dhe hedhim sipër karamel nga përgatitja.

Receta për torte me banane

Ju bëftë mirë!

banane-karamel-receta-embelsira-shqip-kuzhina-shqiptare-gatuaj
0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë me dardhë

Torta me dardhë është një ëmbëlsirë që mund ta hamë në çdo moment, për mëngjes të shoqëruar me një gotë qumësht ose mbas dite me një filxhan çaji. Pëlqehet nga të gjithë, fëmijë e të rritur. Ka shumë receta për të gatuar këtë ëmbëlsirë. Ne sot kemi zgjedhur një recetë të thjeshtë e shumë të shpejtë.

Krostatë me reçel kajsie

Krostatë me reçel kajsie është një ëmbëlsirë tipike verore e shpejtë dhe shumë e shijshme. Baza me brumë të shkrifet dhe sipër aroma fantastike e reçel kajsie, recetën që mund ta lexoni në faqen tonë ArtiGatimit.com