Mousse me Mjeder – Raspberries

Një recetë me fruta verore e thjeshte dhe ideale për pasditet e nxehta. Gjithsesi thjeshtësisë se recetës ju ftoj ta përgatisni disa orë më përpara, kështu ëmbëlsira ka kohë të mjaftueshme të pushojë ne frigorifer.

Mousse me Mjeder – Raspberries

Prep Time10 minutes
Total Time10 minutes
Course: Drinks
Cuisine: Global
Keyword: pije
Sasia: 2 persona
Kalori: 150kcal

Përbërësit

  • 300 gr mjedër
  • 30 ml pana e freskët
  • 30 gr sheqer i bardhe
  • 5 gr xhelatin

Përgatitja

  • Xhelatina që jemi duke përdor ka nevojshme të zhytet në një enë me ujë të ftohtë përpara përdorimit dhe që aty jemi duke e nisur recetën.
  • Më pas në një robot kuzhine hedhim të gjithë sasinë e mjedrës dhe me shpejtësi mesatare i grijmë për rreth 5 minuta. I lëmë të pushojnë pak dhe me pas shtojmë xhelatinën e zbutur.
  • Në një enë tjetër rrahim panën e freskët. Me pas shtojmë sheqerin dhe e përziejmë mire. Ne fund hedhim dhe përbërjen me mjedër dhe trazojmë me kujdes.
  • Pasi të kemi arritur një përbërje homogjene, hedhim masën nëpër gota. I lëmë të pushojnë në frigorifer për disa orë.
  • Kur ti shërbejmë, shtojmë fruta të freskëta sipër dhe disa kokrra mjedër.

Ju bëftë mirë!

photo credit: Miriam | CC license

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krapfen me nutella

Krapfen janë me origjine gjermano-austriake. Është një ëmbëlsirë në formë të rrumbullakët që skuqet e mbushet më pas me marmalate ose krem ose thjesht shërbehen me sheqer pluhur sipër. Ne kemi sjellë krapfen me nutella, një version të kësaj ëmbëlsirë të pjekur në furrë.