Lëng Dardhe – Receta me Video

Ka mjaft mënyra për të konservuar frutat e bollshme të verës. Sot kemi zgjedhur si të përgatisim lëng dardhe. Mund të shërbejmë të freskët ose mund të hedhim në enë për një konservim më të gjate. Ky lëng frutash është shumë i thjeshtë për tu përgatitur.

Lëng Dardhe – Receta me Video

Prep Time20 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time30 minutes
Course: Drinks
Cuisine: Mediterranean
Keyword: embelsire, pije
Sasia: 4 shije
Kalori: 80kcal

Video

Përbërësit

  • 1 kg dardha
  • 1 L uje
  • 250 gr sheqer
  • lëngu i gjysme limoni

Përgatitja

  • Si fillim lajmë dhe qërojmë dardhat. Më pas i presim në copa të vogla. Vendosim ujin në zjarr dhe shtojmë sheqerin. E trazojmë në mënyrë që të kemi një lloj shurupi. Jo më shumë se 2-3 minuta në zjarr.
  • Ne hapin tjetër hedhim dardhat. I trazojmë dhe i mbulojmë të ziejnë për 5 apo 10 minuta. Kjo varet nga sa janë të pjekur dardhat.
  • Ne fund shtojmë lëngun e limonit dhe e trazojmë. Më pas zhysim grirësin elektrik derisa dardhat të kthehen në lëng. Mund të jetë e nevojshme heqim shkumën e formuar sipër lëngut të dardhave.
  • Lëngu i dardhave është gati. E lëmë të ftohet dhe e shërbejmë të freskët ose mund ta hedhim direkt në enë të vogla për konservim.


Receta per leng kajsi.

Mos harroni ta shpërndani këtë receta në rrjetet sociale si Facebook apo Instagram.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like
leng portokalli

Lëng Portokalli i freskët

Lëng portokalli i freskët përveç se është freskuese, ofron një seri vetish pozitive për organizmin. Kjo për faktin se përmban shumë vitamina C, mjaftë ë domosdoshme për trupin tonë. Përmirëson sistemin imunitetit deri te reduktim i shenjave të plakjes, si edhe nga parandalimi i kancerit në pastrimin e trupit nga substancat toksike.

Fiku i Detit – Vlerat Ushqimore

Fiqtë e detit janë bimë që i përkasin familjes së kaktusit. Kjo bimë mund të arrijë një lartësi nga 3 në 5 metra. Dhe pse origjinën e ka nga Meksika, në vendin tonë mund ta gjejmë në një vegjetacion natyral përgjatë bregdetit Jon.