Makarona me fistik e proshutë – VIDEO

Makarona të gatuara me fistik e proshutë janë një pjatë e parë shumë e shijshme dhe e shpejtë për tu gatuar. Ne kemi përdorur makaronat flutur,por mjafton të përdorni çdo lloj makarone të shkurtër.

Makarona me fistik e proshutë – VIDEO

Prep Time15 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time30 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Italian
Keyword: makarona
Sasia: 4 persona
Kalori: 240kcal

Video

Përbërësit

  • 250 gr makarona flutur
  • 200 gr fistik pistacchio
  • 150 gr proshutë
  • 100 gr djathë parmixhan
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 qepë
  • 50 gr panna e freskët
  • piper
  • vaj ulliri
  • kripë

Përgatitja

  • Në tigan hedhim pak vaj ulliri e shtojmë hudhrën siç është. E lemë të nxehet vaji dhe të marrë aromën e hudhrës. Më pas shtojmë qepën e grirë hollë.
  • Hedhim në një enë ujë dhe e lemë të ziejë. Qërojmë fistikët dhe i hedhim për pak minuta në ujë të nxehtë në mënyrë që tu hiqet lehtë cipa e jashtme. Pasi kemi mbaruar së qëruari të gjithë fistikët, hedhim makaronat të ziejnë në ujë të nxehtë me kripë.
  • Ndërkohë që ziejnë makaronat merremi me salcën. Kaurdisim qepën dhe më pas shtojmë proshutën e prerë në copa. I kaurdisim së bashku.
  • Ndërkohë në një grirës elektrik hedhim fistikët e qëruar,djathin parmixhan në copa e pak vaj ulliri. I grijmë së bashku.
  • Masën e përgatitur e shtojmë në tigan (heqim thelpin e hudhrës më parë). E trazojmë së bashku. Më pas shtojmë panën dhe pak nga uji i makaronave. E lemë të ziejë për pak minuta e në fund i shtojmë piper. Shtojmë makaronat e ziera. I përziejmë mirë bashkë, në mënyrë që të marrin mirë salcën.
  • I hedhim makaronat në pjatë duke i shtuar sipër pak fistik e djathë të grirë. Shërbejmë makaronat të ngrohta.

Mos harroni të abonoheni në Kanalin tonë në Youtube, çdo javë do të shikoni të parët receta gatimi nga kuzhina shqiptare dhe ajo e huaj.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta per Lazanjë

Lazanja është një pjatë tipike e Italisë e në mënyrë të veçantë e zonës së Bolonjës. Kjo pjatë është e njohur tashmë jo vetëm në këtë zonë, por në mbarë botën. Lazanjë është një pjatë e parë, 'e pasur' dhe e shumë e shijshme.