Pastiço me perime

Kjo recetë e thjeshtë mund të gatuhet me perimet që keni në shtëpi. Këtë pastiço e kam gatuar një ditë kur më ngelën  shumë perime të ziera e nuk dija ç’të bëja me to. Është një pjatë e thjeshtë, por e shijshme.

Pastiço me perime

Prep Time15 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time45 minutes
Course: First plate
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona
Kalori: 200kcal

Përbërësit

  • 2 karrota
  • 2 kokrra patate
  • 5-6 kokrra lakër brukseli
  • 1 kungull
  • 1 kokërr finoku
  • 2 vezë
  • 200 gr djathë i tymosur ose kaçkavall sipas dëshirës
  • 100 gr djathë parmixhan i grirë
  • kripë
  • piper
  • vaj ulliri
  • 1 gotë qumësht

Përgatitja

  • Lajmë e pastrojmë perimet. I presim në copa dhe i vendosim të ziejnë në një tenxhere me avull përreth 20 minuta. 
  • Në një enë qelqi rrahim vezët dhe shtojmë pak nga pak qumështin dhe djathin në copa. Shtojmë në të perimet e ziera. I trazojmë së bashku dhe i hedhim pak kripë e pak piper.
  • I përziejmë mirë. Në një tavë hedhim pak vaj ulliri dhe shtojmë masën e përgatitur duke e niveluar mirë me lugë.
  • Sipër i hedhim djathin e grirë dhe pak vaj ulliri.Vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 200°C përreth 20-30 minuta. Më pas e lemë të ftohet pak dhe e presim në copa.
  • E shërbejmë pastiçon me perime të ngrohtë.

Ju bëftë mirë!

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krepa me perime

Këto krepa me perime janë vërtet te veçante, si nga mënyra e përgatitjes por edhe nga përbërësit. Ideal për të provuar diçka ndryshe, gjithashtu ne faqen tonë mund të gjeni recetën për krepa baze dhe krepa me Nutella.