Krapfen me nutella

Krapfen janë me origjine gjermano-austriake. Është një ëmbëlsirë në formë të rrumbullakët që skuqet e mbushet më pas me marmalate ose krem ose thjesht shërbehen me sheqer pluhur sipër. Ne kemi sjellë krapfen me nutella, një version të kësaj ëmbëlsirë të pjekur në furrë.

Krapfen me nutella janë ëmbëlsira shumë të shijshme. Mund ti përgatisni dhe ti ruani për mëngjes ose mbasditë të shoqëruar me një gotë çaji. 

Krapfen me nutella

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: biskota
Sasia: 6 persona
Kalori: 130kcal

Përbërësit

  • 450 gr miell
  • 60 gr gjalpë
  • 150 gr qumësht
  • 2 kokrra vezë + 1 të verdhë veze
  • 25 gr maja 
  • 100 gr sheqer
  • nutella 
  • sheqer pluhur

Përgatitja

  • Përgatitjen e brumit mund ta bëni edhe me robotin elektrik.
  • Fillimisht shkrijmë majanë në një gotë me pak qumësht të vakët. E trazojmë ngadalë që të shkrihet komplet.
  • Në një enë qelqi hedhim miellin,vezët,gjalpin e zbutur, majanë e shkrirë qumësht,sheqerin dhe pjesën tjetër të qumështit. Fillojmë ti përziejmë të gjithë produktet.
  • Më pas vazhdojmë të bëjmë brumin mbi tavolinën e punës, derisa të arrijmë një masë elastike dhe të butë. Nëse e shikoni që masa është e qullët shtoni edhe pak miell ose anasjelltas, nëse e shikoni që është shumë e fortë shtoni edhe pak qumësht derisa të arrihet masa e duhur.
  • I japim një formë të rrumbullakët masës së brumit dhe e vendosim në enën e qelqit të pushoj përreth dy orë. Mbulojmë enën me një pecetë të lagur.
  • Brumi duhet të dyfishohet.
  • Më pas marrim brumin dhe e hapim me okllahi një pjesë dhe e bëjmë me trashësi rreth 5 mm. Me një gotë me diametër rreth 8 cm (ose me një rreth inoksi) presim disqe të rrumbullakëta nga brumi.
  • Mbi rrathët e përftuar, me anën e një luge hedhim pak nutella në mes. Me një furçë lagim pak anët e diskut dhe sipër i mbulojmë me një disk tjetër duke e shtypur pak me dorë anash në mënyrë që të mbyllet komplet dhe mos të dalë nutella. Ëmbëlsirat i vendosim në një tavë ku kemi shtruar letër furre. 
  • Lemë ëmbëlsirat të pushojnë në furrë të fikur përreth një orë. Më pas përpara se ti pjekim i lyejmë me ngadalë me furçë me të verdhën e vezës të rrahur me pak qumësht. Vendosim ëmbëlsirat ti pjekim në furrë të nxehtë 180°C përreth 20-30 minuta. Duhet të marrin pak ngjyrë sipër.
  • Pasi janë pjekur i lemë të ftohen pak dhe krapfen me nutella janë gati. Përpara se ti shërbejmë i hedhim sheqer pluhur sipër.

Ju bëftë mirë!

Na ndiqni ne Facebook!

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tortë me kakao

Torta me kakao është një ëmbëlsirë e thjeshtë për tu përgatitur dhe shumë e mirë që bën të lumtur të gjithë e sidomos fëmijët. Ne, këtë tortë e kemi zbukuruar me figurën e maces Kitty, shumë e dashur për fëmijët, por secili mund ta zbukurojë sipas dëshirës, ose thjesht mund ta lemë edhe pa zbukurim. Në përgatitjen e tortës mund të bëjmë edhe fëmijët pjesëmarrës që të na ndihmojnë.

Biskota me bajame – Cantuccini

Biskotat me bajame (ose siç i quajnë në Itali 'cantuccini') janë tipike të zonës së Prato në Toscana. Këto biskota janë shumë të shijshme dhe të veçanta, për vetë faktin se duhet të piqen dy herë në furrë. Zakonisht, siç e kërkon tradita këto biskota hahen duke i ngjyer në verë, Vin Santo!

Video Receta – Shëndetlie Shqiptare

Tashmë e keni akoma më të lehtë për të përgatitur recetën e shëndetlisë. Në këtë video recetë, do të ndiqni hapat si të përgatisni me sukses ëmbëlsirën shumë të njohur shqiptare. Në vijim kemi shkruajtur të gjithë përbërësit që duhen për ëmbëlsirën e shëndetlisë.