Avokado me karkaleca

Një antipastë perfekte për festa është sallata e avokado me karkaleca. Kjo është një recetë gatimi shumë e thjeshtë, e freskët dhe delikate. Nuk kërkon shumë mundim në përgatitje por rezultati përfundimtar është me të vërtetë fantastik.

Avokado me karkaleca

Prep Time15 minutes
Total Time15 minutes
Course: Appetizer
Cuisine: Global
Keyword: antipaste
Sasia: 2 persona
Kalori: 260kcal

Përbërësit

  • 2 avocado të pjekur
  • 300 gr karkaleca të vegjël të qeruar
  • 4-5 arra të qeruara
  • 1 limon
  • 4 luge majonezë
  • 1 luge ketchup
  • 1 luge pana 
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak vaj ulliri
  • pak majdanoz i grirë holle

Përgatitja

  • Fillimisht ziejmë për pak minuta karkalecat në një tenxhere me avull. Pasi janë zierI hedhim pak kripë e piper e pak vaj ulliri.
  • Më pas i lemë mënjanë të ftohen.
  • Vazhdojmë me përgatitjen e salcës.Në një enë qelqi hedhim majonezën, ketchup dhe panën dhe i përziejmë fort së bashku derisa të arrijmë një masë homogjene. 
  • Pasi janë ftohur karkalecat i përziejmë me salcën e përgatitur.
  • Marrim avokadon dhe e presim në mes duke i hequr bërthamën në mes.
  • Me një luge  heqim pak nga pjesa e brendshëme e tulit duke pasur kujdes të mos e prishim lëkurën e jashtme pasi gjysma e avokados do të  na shërbejë si pjatë. U hedhim pak kripë, piper e lëng limoni avokados sipër. 
  • Pjesën e tulit të avokatos e presim në copa dhe e shtojmë te karkalecat. I përziejmë mirë dhe me një lugë mbushim gjysmat e avokados. çdo gjysme avokadoje i vendosim sipër nga një thelbi arre.
  • Pjata avokado me karkaleca është gati për tu shërbyer.
  • Shoqërohet me një gotë vere të bardhë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kunguj me domate e mocarela

Kjo pjatë e freskët është ideale për një aperitiv me miqtë apo për një antipastë të shijshme. Këto feta kunguj duken si pica të vogla, për vetë faktin që janë me salcë e mocarela sipër. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur, mjafton të pjekësh në zgarë fetat e kungujt e ti hedhësh sipër salcën dhe djathin. Pëlqehen nga e gjithë familja.