Gjellë me lakra dhe ullinj

Gjellë me lakra të gatuara me ullinj janë me të vërtetë shumë të shijshme. Këtë pjatë mund ta përgatisim dhe me sallatë marule apo lakra të ndryshme qe kemi.

Lakra të gatuara me ullinj janë me të vërtetë shumë të shijshme. Këtë pjatë mund ta përgatisim dhe me sallatë marule apo lakra të ndryshme qe kemi.

Gjellë me lakra dhe ullinj

Prep Time20 minutes
Cook Time25 minutes
Total Time45 minutes
Course: Side Dish
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona

Përbërësit

  • 1 tufë sallatë marule ose lakra të tjera
  • 1 copë qepë e njomë
  • 60 gr ullinj pa bërthamë
  • 50 gr kaperi
  • 20 gr rrush i thatë
  • 1 kokërr domate
  • 2 luge gjelle vaj ulliri
  • 1 maj luge kripë
  • 1 maj luge piper

Përgatitja

  • Si fillim lajmë mirë sallatën dhe presim në copa. Vendosim rrushin e thatë të regjet në një enë me ujë të ftohtë.
  • Në një tigan hedhim pak vaj ulliri dhe kavërdisim qepën e grirë.
  • Më pas shtojmë domaten e prerë në copa dhe kaperit. E lemë me zjarr të ulët për disa minuta e më pas shtojmë sallatën ose lakrat, ullinjtë, rrushin e thatë të kulluar nga uji. Hedhim pak kripë (kujdes me kripën pasi kaperit janë të kripur), pak piper.
  • Mbulojmë tiganin me kapak dhe e lemë të ziejë për disa minuta derisa sallata të zbutet.
  • Më pas e hedhim në pjata dhe e shërbejmë të ngrohtë ose të ftohtë.
  • Kjo pjatë mund të shoqërojë një pjatë me mish ose peshk në skarë.

Ju bëftë mirë!

gjelle lakra receta-gatimi-shqip-kuzhina-shqiptare-tradicionale

Mos harroni të na bëni tag kur të gatuani recetën!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Antipastë me bukë të thekur me salca

Kjo antipastë është me të vërtetë shumë e shijshme. Kemi feta buke të thekura me salcë sipër. Salca ngjyrë kafe është një salcë tipike e Toskanës (Itali) që përgatitet me mëlçi pule. Eshtë me të vërtetë një salcë e zgjedhur. Salca me ngjyrë të kuqe është me bazë specka të kuq. KJo është një antipastë shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Salcat mund ti përgatisim një ditë më parë dhe i përdorim kur të na nevojiten. Jam e sigurt që të gjithë do të mbeten të kënaqur nga kjo antipastë e thjeshtë dhe e shijshme.

Kunguj me domate e mocarela

Kjo pjatë e freskët është ideale për një aperitiv me miqtë apo për një antipastë të shijshme. Këto feta kunguj duken si pica të vogla, për vetë faktin që janë me salcë e mocarela sipër. Janë shumë të thjeshta për tu përgatitur, mjafton të pjekësh në zgarë fetat e kungujt e ti hedhësh sipër salcën dhe djathin. Pëlqehen nga e gjithë familja.