Ëmbëlsirë Cheesecake me kos

Cheesecake me kos është një ëmbëlsirë që ka gjithmonë sukses kur ia shërbeni miqve tuaj. Kjo ëmbëlsirë e shijshme e gatuar me kos dhe pana mund të shërbehet në fund të vaktit duke i hedhur sipër pak reçel ose çokollatë të shkrirë

Cheesecake me kos është një ëmbëlsirë që ka gjithmonë sukses kur ia shërbeni miqve tuaj. Kjo ëmbëlsirë e shijshme e gatuar me kos dhe pana mund të shërbehet në fund të vaktit duke i hedhur sipër pak reçel ose çokollatë të shkrirë. Këtë ëmbëlsirë të shijshme mund ta gatuani edhe një ditë më parë duke e ruajtur në frigorifer.

Cheesecake me kos – Ëmbëlsirë Pa Pjekje

Prep Time40 minutes
Frigorifer8 hours
Total Time8 hours 40 minutes
Course: Dessert
Cuisine: American
Keyword: embelsire
Sasia: 12 persona

Përbërësit

Për bazën duhen

  • 150 gr biskota të thata
  • 100 gr gjalpë
  • 10 copa lëkurë portokalli e grirë ose kanellë

Për mbushjen duhen

  • 250 gr kos i bardhë i trashë
  • 250 gr pana e freskët
  • 150 gr sheqer pluhur
  • 1 pako vanilje pluhur
  • 1 pako marmelatë ose çokollatë e shkrirë

Përgatitja

Fillimisht përgatisim bazën e ëmbëlsirës.

  • Marrim biskotat dhe i grijmë në grirësin elektrik. I hedhim në një enë qelqi dhe shtojmë në të gjalpin e shkrirë dhe pak lëkurë portokalli të grirë ose pak kanellë (nëse ju pëlqen shija mund ta shtoni ose përndryshe mos shtoni asgjë).
  • I përziejmë mirë bashkë e më pas i hedhim në një tavë ku kemi vendosur letër furre më parë. E nivelojmë mirë dhe e shtypim fort nga sipër me fundin e lugës ose me dorë në mënyrë që të kemi një bazë të fortë.
  • Vendosim tavën në frigorifer përreth 30-40 minuta.

Ndërkohë përgatisim mbushjen e ëmbëlsirës.

  • Në një enë qelqi hedhim panën dhe fillojmë ta rrahim me rrahësin elektrik derisa të jetë bërë si shkumë.
  • Në një enë tjetër rrahim me rrahësin elektrik kosin me sheqerin pluhur dhe vaniljen derisa të përzihen mirë së bashku. Më pas i bashkojmë me kujdes së bashku panën me kosin e rrahur.
  • E trazojmë ngadalë këtë masë kremoze dhe e hedhim mbi bazën e biskotave që ndërkohë është ftohur mjaftueshëm në frigorifer. E nivelojmë mirë me lugë kremin mbi të dhe fusim ëmbëlsirën në frigorifer ku e lemë përreth 8-10 orë që të mpikset.
  • Është më mirë që ëmbëlsirën ta gatuani një ditë përpara dhe të rrijë në frigorifer përgjatë gjithë natës. Pasi është ftohur e heqim me kujdes nga tava dhe e presim në feta.
  • E shërbejmë ëmbëlsire cheescake me reçel sipër ose me çokollatë të shkrirë.

Ju bëftë mirë!

embelsire cheesecake shqip-artigatimit-receta-gatimi-kuzhina-shqiptare-kos

Gjithashtu ne kategorinë Embelsira, mund të gjeni të tjera Receta per cheesecake.

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Petë me nutela e banane

Ju ndodh që ndonjëherë ju shkon mendja për ëmbëlsirë dhe nuk dini se ç'të hani për momentin? Kjo recetë është një recetë e shpejtë. Mjafton një petë, pak nutela dhe një banane dhe do të keni një ëmbëlsirë që do të kënaqë shijet tuaja.

Reçel qershie

Qershitë janë një frutë i shijshëm dhe i përshtatshëm në shumë receta. Muaji maji është muaji në të cilën fillojnë të piqen qershitë. Nëse kemi një sasi të madhe mund ti bëjmë reçel dhe ta ruajmë për muajit e mëvonshëm.

Torta me çokollatë e gjalpë kikiriku

Kjo tortë është me të vërtetë një nga ëmbëlsirat më të mira e më të forta. Duket e vështirë, por është një recetë e thjeshtë që nuk ka nevojë as të piqet në furrë. është një lloj cheescake e në bazë të kësaj torte është gjalpi i kikirikut që përdoret shumë në Amerikë.