Kek me reçel portokalli

Një kek i butë në aromë portokalli dhe i thjeshtë për tu përgatitur. Një ëmbëlsirë që do ju bëjë mëngjesin tuaj te mrekullueshëm.

Kek me reçel portokalli

Prep Time15 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time45 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 240kcal

Video

Përbërësit

  • 300 gr miell
  • 100 gr sheqer
  • 4 kokrra vezë
  • 230 ml kos i bardhe
  • 100 gr gjalpë i shkrire
  • 100 gr reçel portokalli
  • 1 pako maja per ëmbëlsira
  • pak sode buke

Përgatitja

  • Për kek me reçel portokalli fillojmë duke rrahur vezët se bashku me sheqerin. Shtojmë me pas reçelin e portokallit. I përziejmë së bashku dhe më pas shtojmë edhe kosin e bardhë.
  • Në një enë tjetër përziejmë miellin me majanë për ëmbëlsira dhe sodën e bukës. Sitim miellin sipër vezëve dhe e trazojmë të gjithë masën. Tek ëmbëlsira hedhim edhe gjalpin e shkrirë por jo të nxehtë. E trazojmë derisa të arrijmë një mase homogjene.
  • Masën e hedhim në një tavë të lyer gjalpë më parë dhe e pjekim në furrë të nxehtë për 30-40 minuta në temperaturën 180°C.
  • Ëmbëlsira kek me reçel portokalli është gati. E lemë të ftohet dhe kur e shërbejmë hedhim sipër sheqer pluhur.

Lexoni gjithashtu recetën per kek me arra ose kek me molle

Ju bëftë mirë!

kek-portokall-receta-embelsira-shqip
1 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Reçel mollë dhe dardhë

Reçeli i mollës me dardhe është një shoqërim ideal i pjatancave me djathëra të ndryshëm. Kombinimi me xhinxher sjell një shije origjinale dhe ndjenje freskie. Frutat është mirë të jene të stinës që të kenë më shumë lëng.

Torte kompjuter me çokollate

Tortën kompjuter ua dedikojmë të gjithë lexuesve të faqes tonë, sepse është kompjuteri ai që na bashkon e na ndihmon 'të shijojmë' receta të shijshme. U mbush një vit që jemi së bashku në këtë faqe me receta gatimi e këshilla të ndryshme. Shpresojmë që t'ju kemi ndihmuar sadopak me recetat tona.