Gliko Shalqiri

Shalqiri është fruti që na shoqëron përgjatë stinës së verës. Përmban shumë vitamina e minerale dhe mund të themi që nuk mund të kalojmë verën pa shijuar këtë frutë. Zakonisht lëkurat e shalqirit i hedhim, por me to fare mirë mund të gatuajmë një ëmbëlsirë të shijshme siç është glikoja. Shumë receta gatimi mund të krijohen nga “mbetja” e ushqimeve, pra në kuzhinë mundohuni mos të hidhni asgjë. Përgatitja e glikosë së shalqiri është shumë e thjeshtë.

Shalqiri është fruti që na shoqëron përgjatë stinës së verës. Zakonisht lëkurat e shalqirit i hedhim, por me to fare mirë mund të gatuajmë një ëmbëlsirë të shijshme siç është glikoja.

Gliko Shalqiri

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Komposto
Cuisine: Albanian
Keyword: reçel
Sasia: 4 persona

Përbërësit

  • 1 kg lëkura shalqiri
  • 1 kg sheqer
  • 200 ml ujë
  • 100 gr gëlqere
  • 4/5 gjethe barbaroze
  • disa fara karaifili sipas dëshirës

Përgatitja

  • Në radhë të parë duhet të zgjedhim një shalqi i cili e ka lëkurën shumë të trashë. Në këtë rast përftojmë një gliko fantastike.
  • Fillojmë duke qëruar pjesën jeshile të lëkurës. Pra për glikonë na duhet vetëm pjesa e bardhë, duke eliminuar dhe nëse ka ngelur pak e kuqe.
  • Pasi ta kemi qëruar, e presin në copa të vogla katrore rreth 1-2 cm. Në një enë hedhim lëkurat se bashku me gëlqeren dhe ujë derisa të mbulojë gjithçka. I lemë të pushojnë rreth 1 orë. Ky proçes ndihmon lëkurat e shalqirit të ruajnë formën dhe transparencën kristalizuese.
  • Pasi ka kaluar 1 orë, i shpëlajmë në ujë të rrjedhshëm dhe i vendosin në zjarr të ulët. Hedhim sheqerin se bashku me 200 ml ujë. I lëmë në zjarr të ngadaltë derisa lëngu të jetë trashur. Glikoja është gati. Hedhim erëzat dhe e lemë të ftohet mbuluar.
  • Glikon e shalqirit e ruajmë në frigorifer ose në vazo të mbyllura hermetikisht.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Totë e ëmbël me bukë

Ju ka ngelur shumë bukë dhe nuk dini se ç'të bëni me të? Ne po ju japim recetë të ëmbël me bukën e mbetur. Kjo është një tortë që mund të bëhet me gjithçka na ndodhet në shtëpi. është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e mirë. Kjo tortë përgatitet me bukën e regjur në qumësht, e përzier me vezë e fruta të ndryshme. Një mënyrë e thjeshtë për të mos hedhur bukën e mbetur.

Kompekaj

Kompekaj është një ëmbëlsirë e njohur shqiptare. Procesi i përgatitjes se kësaj ëmbëlsire mund te duket i komplikuar, por rezultati ja velen ta provoni. Ndiqni gjithashtu video recetën e përgatitur posaçërisht.

Caramel Flan

Mendojeni këtë Caramel Flan si një krem karamel gjigant. Kjo ëmbëlsirë flan kremoze është shumë e njohur në vendet latine dhe ka një mori recetash për ta përgatitur

Revani me limon

Revani me limon është një nga ato ëmbëlsirat me një shije delikate dhe aromë të freskët limoni që do t'ju magjepsë në copën e parë. Një ëmbëlsirë për tu provuar pasi është shumë ndryshe nga të tjerat, të lë një gojë një shije butësie.