Quiche lorraine është gatim klasik i kuzhinës franceze. Gatim i thjeshtë, ekonomik dhe i shijshëm. Quiche lorraine përbehët nga brumi, kremi qumështit me vezët, dhe perimet
Quiche lorraine është gatim klasik i kuzhinës franceze. Gatim i thjeshtë, ekonomik dhe i shijshëm. Quiche lorraine përbehët nga brumi, kremi qumështit me vezët, dhe perimet. Quinche mund të shërbehet edhe si pjatë e ftohtë për një aperitiv me miqtë.
Quiche Lorraine – Recete gatimi franceze
Sasia: 4 persona
Përbërësit
Për brumin
- 250 gr miell
- 125 gr gjalpë Te jete i bute ne temp ambienti
- 1 e verdhe veze
- 50 ml ujë
- pak kripe
Për kremin e qumështit
- 300 ml qumësht ose 150 ml pana e 150 ml qumësht
- 3 kokrra veze
- pak kripe
- pak piper
- pak arrë moskat
Perimet: mund te jene nga me te ndryshmet
- 1 qepe e kuqe
- pak majdanoz
- 1 karrot
- 1 kungull
- 1 spec i prere në formë rrethore
- 50-60 gr kërpudha
- 100 gr domate qershi
- 30 gr ullinj te zinj
- 1 cope djathë i grire kaçkavall
- 1 cope Salmon fumé i tymosur( Fakultativ)
Përgatitja
- Si fillim përgatisim brumin për Quiche lorraine.
- Ne një enë hedhim miellin, kripen, gjalpin. Me majat e gishtave përziejmë gjalpin me miellin derisa përbërja e miellit me gjalpin te behet si rëra. E fërkojmë përbërjen paksa mes duarve. Ky proces nuk duhet të zgjas gjatë.
- E hapim miellin dhe hedhim ujin në mes. Shtojmë dhe të verdhen e vezës. Ngjeshim brumin shpejt në mënyre që të gjithë përbërësit te përzihen mirë. Brumi duhet të jetë homogjen.
- Ne planin e punës shtrojmë letër kuzhine, hedhim pak miell dhe fillojmë të hapim brumin me pec të trashe duke bere kujdes çarjet që mund te krijohen anash. E vendosim me gjithë letër mbi tave dhe e shpojmë lehte me piru.
- Në mungesë te letrës se kuzhinës, lyejmë tavën me gjalpë për të evituar ngjitjen.
- Brumi i tepërt qe del sipër bordit së tavës mund të pritet me thikë, ose thjesht duke kaluar pecin sipër tavës.
- Vendosim tavën në frigorifer dhe vazhdojmë me përgatitjet e perimeve. Pasi i kemi larë presim perimet në formë kubike dhe shtojmë pak vaj ulliri, pak majdanoz dhe pak kripë. I vendosim në zjarr të ngadaltë.
- Shtojmë dhe kërpudhat se bashku me pak gjalpë (sipas dëshirës). Në një enë qelqi hedhim tre vezë dhe i rrahim me piru, shtojmë pak pana dhe pak qumësht (në mungese të panës shtoni vetëm qumësht. Masat e kremit të qumështit , duhet pak a shume, aq sa te mbulojnë perimet në tavë.
- Ndërkohe furrin e ndezim në temperaturën 180 grade. Nxjerrim taven ku hapem brumin nga frigoriferi. Hedhim pak djathë të grire kackavall, pastaj shtrojmë perimet.
- Hedhim kremin e përgatitur, disa domate qershi, përseri pak arre moskat, vendosim sipër salmonin e tymosur dhe e vendosim në furrë 180 grade përreth 50 – 60 min. Pasi është pjekur e lini të ftohet dhe e shërbejmë quinche lorraine në copa.
1 comment
shume e mire dhe e shpejt