Gjellë me lakra dhe mish derri

Mish derri i përgatitur gjellë me lakra të bardha është një pjatë e dytë shumë e shijshme. Përgatitja e kësaj recete për gjellë është shumë e thjeshtë dhe rezultati shumë i mirë.

Mish derri i përgatitur gjellë me lakra të bardha është një pjatë e dytë shumë e shijshme. Përgatitja e kësaj recete për gjellë është shumë e thjeshtë dhe rezultati shumë i mirë.

Gjellë me lakra dhe mish derri

Prep Time30 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour 10 minutes
Course: Main Course
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 4 persona

Video

Përbërësit

  • 1 kg mish derri në copa të vogla
  • 1 kokë lakër
  • 1 kokerr qepë
  • 1 karrot
  • 1 degë selino
  • 2 kokrra domate ose 3 lugë salcë domate
  • pak kripë
  • pak pak piper
  • pak pak vaj ulliri
  • 2 gjethe dafine
  • 1/2 gote verë të bardhë

Përgatitja

  • Si fillim qërojmë e lajmë qepën, karotën e selinon, i presim në copa të vogla.
  • Në një tenxhere hedhim vajin e ullirit dhe shtojmë në të perimet e grira hollë.
  • I kavërdisim mirë e më pas shtojmë mishin e derrit të prerë në copa kubike të vogla. Skuqim mishin mirë nga të gjitha anët e më pas e shuajmë me verë të bardhë. Kur alkooli të ketë avulluar shtojmë domatet e grira ose salcën e domates. Shtojmë gjithashtu edhe gjethet e dafinës.
  • Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë me zjarr të ngadaltë. Ndërkohë marrim kokën e lakrës dhe e përgatisim, e lajmë mirë dhe fillojmë ti heqim kërcellin dhe e presim në copa të vogla.
  • Kur e kemi mbaruar së preri të gjithë e shtojmë në tenxheren me mish. E trazojmë mirë, shtojmë gjithashtu 2 gota me lëng mishi ose ujë. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të ziejë përreth një orë. (Nga gjysma e pjekjes i shtojmë pak kripë e piper dhe e lemë të ziejë përsëri.)
  • Më pas mishi është gati për tu servirur.
  • Pjatën e shërbejmë të ngrohtë të shoqëruar sipas dëshirës me pak oriz të bardhë ose polenta (miell misri i zier).

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Gjel deti i pjekur

Gjeli i detit është një karakteristikë e darkës së funvitit në Shqipëri. Nuk mund ta mendojmë tryezën pa patur në mes të saj mishin e pjekur të gjelit të detit. Ne e kemi pjekur shumë thjesht, veç me kripë e gjalpë, pa shtuar erëza të tjera, por nëse dëshironi mund ti shtoni piper ose ta mbushni me arra.

Mish pule me kos

Pula me kos është një nga ato recetat që ju këshillojmë ta provoni një herë e që patjetër do ta gatuani gjithmonë. Mishi i pulës i gatuar me kos është një alternativë e recetava të shumta që ekzistojnë për të gatuar këtë lloj mishi. Në këtë recetë ne kemi shtuar disa erëza por nëse nuk ju pëlqejnë mund të mos i shtoni. Hidhini kosit erëzat që preferoni më shumë.

Super Qofte e mbushur

Kjo është një pjatë për gjithë familjen. E kush nuk i pëlqen qoftet!Në këtë recetë ne japim një mënyrë të veçantë për ti përgatitur ato: një qofte rolè e mbushur brenda me djathë e proshutë. Një recetë e shpejtë dhe sidomos e shijshme.