Ëmbëlsirë me fruta pylli dhe luleshtrydhe

Kjo ëmbëlsire me fruta pylli sipër është fantastike. Një recete embelsire e lehte për tu përgatitur nga kushdo.

Kjo ëmbëlsire me fruta pylli sipër është fantastike. Një recete embelsire e lehte për tu përgatitur nga kushdo. Përdorni frutat tuaj të preferuar ose zgjidhni kuq e zi si ne rastin tonë, me fruta pylli dhe luleshtrydhe.

Ëmbëlsirë me fruta pylli dhe luleshtrydhe

Prep Time1 hour
Cook Time30 minutes
Total Time1 hour 30 minutes
Course: Dessert
Cuisine: American
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona

Përbërësit

Për brumin

  • 200 gr miell
  • 125 gr gjalpë
  • 50 gr bajame të grira
  • 1 e verdhe veze
  • 40 ml ujë
  • 3 lugë sheqer
  • pak kripë

Për kremin

Për sipër

  • 150 gr fruta pylli te zeza ose mikse
  • 100 gr luleshtrydhe

Përgatitja

Përgatitja e brumit

  • Në një enë qelqi hedhim miellin, pak kripë dhe sheqerin. I përziejmë së bashku. Shtojmë gjalpin në temperature ambienti (nëse do përdorim robot kuzhine, gjalpi duhet të jetë i ftohte). Përziejmë të gjithë masën me kujdes me majat e gishtave. Shtojmë e pas bajamet e grira.
  • Më pas e hapim masën dhe në mes hedhim vezën së bashku me ujin. E përziejmë mirë derisa të arrijmë një mase homogjene. Brumin e krijuar duhet ta mbështjellim me qeske dhe ta lemë të pushoj në frigorifer për të paktën 30 minuta.
  • Pasi brumi ka pushuar, e vendosim ne tavolinën e punës dhe e hapim me trashësi rreth gjysme milimetri dhe me diametrin e tavës. Nëse brumi është ngurtësuar, mund ta lini pak te pushoje. E shtrojmë në tavë duke vendosur letër kuzhine. E shpojmë sipër me pirua në mënyrë të njëtrajtshme.
  • Sipër i vendosim edhe një shtresë me letër kuzhine, dhe sipas dëshirës mund te shtoni oriz ose fasule. Kështu peta nuk rrezikon te fryhet dhe do të ruaje formën.
  • E pjekim në furë të nxehte, në temperaturën 180°C për 15 minuta.

Përgatitja e Kremit

  • Rrahim panen e ftohte (kremin e qumështit) me mikser ose robot kuzhine. Me pas shtojmë maskarpone dhe ne shpejtësi mesatare i përziejmë mire. Shtojmë sheqerin dhe vaniljen dhe vazhdojmë ti rrahim. Rrisim shpejtuesin e mikserit dhe sapo kremi fillon te trashet, e hedhim ne xhepin e pastiçerit dhe e ruajmë ne frigorifer.

Përgatitja ëmbëlsire me fruta pylli

  • Pasi kemi lare me kujdes frutat dhe luleshtrydhet, i presim këto të fundit për së gjati.
  • Marrim tavën tashme te ftohur, dhe shtrojmë një shtrese me krem. Sipër hedhim fruta pylli te zeza ose miks dhe luleshtrydhe.
  • Ëmbëlsirën e ruajmë ne frigorifer. Ne momentin e shërbimit e presim ne copa dhe ëmbëlsira me fruta pylli dhe luleshtrydhe është gati.

Ju beftë mirë

receta embelsire fruta pylli-luleshrydhe krem pasticerie artigatimit
0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Bollgur me çokollatë

Një recetë vegane, bollgur me çokollate. Përgatitja e kësaj receta është shume e thjeshte, ideale për okazione speciale dhe te ftuar special. Zgjedhja e çokollatës duhet te jete nga më cilësoret.

Torte kompjuter me çokollate

Tortën kompjuter ua dedikojmë të gjithë lexuesve të faqes tonë, sepse është kompjuteri ai që na bashkon e na ndihmon 'të shijojmë' receta të shijshme. U mbush një vit që jemi së bashku në këtë faqe me receta gatimi e këshilla të ndryshme. Shpresojmë që t'ju kemi ndihmuar sadopak me recetat tona.

Kompekaj

Kompekaj është një ëmbëlsirë e njohur shqiptare. Procesi i përgatitjes se kësaj ëmbëlsire mund te duket i komplikuar, por rezultati ja velen ta provoni. Ndiqni gjithashtu video recetën e përgatitur posaçërisht.

Krepa mbushur me Luleshtrydhe

Kemi parë recetën krepa mbushur me çokollatë dhe krepa integral. Në këtë periudhe të vitit ju këshillojmë të provoni krepa mbushur me luleshtrydhe. Një shije delikate dhe nuk ju merr shumë kohë në përgatitje.

Biskota me copëza çokollate

Biskotat janë gjithmonë një kënaqësi kur i shijon në mëngjes me një gotë qumësht. E të shijojnë më shumë kur në to gjenden edhe copëza çokollate që të shkrihen në gojë. Kjo është një recetë e thjeshtë që mund ta përgatisni edhe me fëmijët tuaj.

Sheqerpare

Sheqerparet janë ëmbëlsira shumë të shijshme me origjine turke dhe të njohura edhe në vendin tonë. Para shumë kohësh në Turqi i shijova këto ëmbëlsira dhe të them të drejtën shija e tyre më ka mbetur edhe sot.