Kek i thjeshtë

Këtë recetë për kek e ka dërguar një admiruese faqes ArtiGatimit dhe që e falënderojmë pa masë. Nisur nga titulli, kek i thjeshte, mund të përgatitet në një kohë të shkurtër dhe rezultati është mahnitës. Ja se çfarë na duhen.

Kek i thjeshtë

Sasia: 0

Përbërësit

  • 8 vezë
  • 150 ml kos të bardhë
  • 150 gr sheqer
  • 300 gr miell
  • pak sodë buke
  • 1 lugë gjelle kakao pluhur
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • pak lëkurë limoni

Përgatitja

  • Në një enë qelqi, thyejmë vezët dhe i rrahim fort. Më pas shtojmë kosin dhe i trazojmë së bashku.
  • Më pas shtojmë edhe sheqerin dhe i përziejmë mirë. Shtojmë gjithashtu dhe pak lëkurë limoni të grirë. E përziejmë me kujdes.
  • Më pas shtojmë miellin, kakaon dhe rreth 1 lugë kafeje sodë buke. I trazojmë fort pa ndaluar derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar mirë. Duhet të arrijmë një masë homogjene.
  • Lyejmë tavën me gjalpin e shkrirë dhe hedhim në të masën e përgatitur. Pjekim ëmbëlsirën në furrë të nxehtë 180°C përreth 20 minuta.
  • Më pas heqim nga furra dhe e leme të ftohet.
  • Presim ëmbëlsirën në copa dhe e shërbejmë!

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kek me qumësht

Kek me qumësht është një recetë gatimi shumë e thjeshtë që mund ta shërbejmë në mëngjes ose mbasditeve të shoqëruar me një çaj ose kafe. Kjo ëmbëlsirë është shumë e mirë edhe për fëmijët.

Sheqerpare me kakao

Sheqerpare me kakao është një version ndryshe i recetës për sheqerpare. Zëvendësimi i miellit me kakao do i japi sheqerpares atë ngjyrë kafe dhe një shije të veçantë.

Mousse me Mjeder – Raspberries

Një recetë me fruta verore e thjeshte dhe ideale për pasditet e nxehta. Gjithsesi thjeshtësisë se recetës ju ftoj ta përgatisni disa orë më përpara, kështu ëmbëlsira ka kohë të mjaftueshme të pushojë ne frigorifer.