Ëmbëlsirë me fruta dhe krem pastiçerie

Një recetë për ëmbëlsirë të freskët dhe si gjithmonë në listën time të preferuar. Kjo tartë me fruta dhe krem pastiçerie është fantastike për çdo okazion.

Ëmbëlsirë me fruta dhe krem pastiçerie

Sasia: 0

Përbërësit

  • 300 gr <a href="http://www.artigatimit.com/2014/07/receta-per-brumin-e-shkrifet-pasta-frolla/" title="Receta për brumin e shkrifët pasta frolla">brumë te shkrifet (lexo recetën)
  • 250 gr krem pastiçerie shiko video recetën
  • 70 gr luleshtrydhe
  • 1 banane
  • 2 kiwi
  • 1 portokall
  • 1 mollë

Përgatitja

  • Pasi kemi përgatitur brumin e shkrifet (Brumi Frolla) e lëmë të pushoje në frigorifer për 30 minuta. Ndërkohë vazhdojmë me përgatitjen e kremit të pastiçerisë, ku këtu mund të shikoni dhe video recetën.
  • Pasi brumi ka pushuar, e marrim dhe e hapim në madhësinë e tavës pa përdorur miell shtesë. E shtrojmë në tavë dhe e pjekim në temperaturën 180°C përafërsisht për 20 minuta.
  • Pasi është pjekur dhe ftohur, sipër i shtrojmë kremin e pastiçerisë të ftohtë. E hapim mirë në të gjithë sipërfaqen.
  • Në hapin tjetër lajmë dhe qërojmë frutat. I presim në feta të vogla dhe i rendisim sipër ëmbëlsirës tonë. Tek portokalli duhet te marrim vetëm pjesën e brendshme. Sipas dëshirës për më shumë shkëlqim mund ta lyeni me xhelatinë ushqimore.
  • Ëmbëlsirën e përgatitur e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta dhe më pas e presim në copa dhe e shërbejmë.

Notes

Përgatitja e Ëmbëlsirës

Ju bëftë mirë!

embelsire me fruta krem-pasticerie-artigatimit-receta-gatimi-2

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Panna cotta

Panna cotta (pana kota) është një ëmbëlsirë me origjinë italiane (zona e Piemontes), që njihet kudo, jo vetëm në Itali, për thjeshtësinë e përgatitjes dhe shijen e saj të veçantë.

Tortë super çokollatë

E kush nuk e pëlqen çokollatën? Kjo tortë është pikërisht për ata persona që e adhurojnë këtë ëmbëlsi. Kjo tortë është një pandispanjë me çokollatë e mbushur me krem çokollate.

Pekmez mëni

Përgatitja e pekmez mëni është një traditë e vjetër shqiptare. Pekmezi se bashku me një luge tahini, e benë mëngjesin plote shijë. Lexoni se çfarë ju nevojitet për një pekmez sa më cilësorë.