Video Receta Byrek me spinaq

Byreku me spinaq është një pjatë që pëlqehet shumë pothuajse nga të gjithë. Byrekun mund ta shërbejmë të shoqëruar me kos të bardhë.

Video Receta Byrek me spinaq

Prep Time30 minutes
Cook Time40 minutes
Resting20 minutes
Total Time1 hour 30 minutes
Course: Side Dish, Snack
Cuisine: Albanian
Keyword: byrek, kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 220kcal

Video

Përbërësit

Përbërësit për brumin

  • 300 gr miell
  • 50 gr miell integral
  • kripë
  • 10 ml vaj ulliri
  • 150 ml ujë i vakët

Për mbushjen

  • 250 gr spinaq
  • 1 kokërr qepë mesatare
  • 100 ml qumësht
  • kripe
  • piper
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Si fillim përgatisim brumin për petët. Hedhim miellin në një ene qelqi ku shtojmë rreth 150 ml ujë te vaket, vaj ulliri dhe pak kripe. E ngjeshim brumin mirë derisa të arrijmë një masë homogjene. E mbulojmë me pecetë kuzhine enën ku kemi brumin dhe e lemë të pushojë përreth 20 minuta.
  • Ndërkohë vazhdojmë me përgatitjen e mbushjes se byrekut. Në një enë grijmë fletët e spinaqit më pas shtojmë qepën duke e prerë në feta të trasha. Hedhim pak kripe dhe trazojmë përmbajtjen. Hedhim qumështin dhe pak vaj ulliri. E trazojmë mirë.
  • Pasi ka pushuar, e marrim brumin dhe e ndajmë ne topa të vegjël dhe vazhdojmë me hapjen e petëve.
  • Petët duhet ti hapim ne madhësinë e tavës, përveç petës së parë e cila duhet te jetë pak me e madhe. Gjithashtu, këshillohet që 4-5 petë të thahen në furrë përreth 2 minuta dhe të copëtohen përpara se të përdoren. Në këtë mënyrë, byreku merr një shije të veçante dhe karakteristike.
  • Pasi kemi hapur të gjitha petët, lyejmë tavën me vaj ulliri, dhe shtojmë petën më të madhe. E sistemojmë mirë duke lënë anët që të dalin anash tavës në mënyrë që ne fund të mbyllim byrekun.
  • E lyejmë me vaj ulliri sipër me anë të një furçe dhe vazhdojmë shtojmë dhe 2-3 pete te tjera. Duhet ti lyejmë me vaj ulliri çdo petë që shtojmë. Me pas hedhim petët e copëtuara qe kemi pjekur më pare.
  • Në hapin tjetër shtojmë mbushjen e përgatitur sipër byrekut duke e hapur në të gjithë sipërfaqen e tavës.
  • Sipër shtojmë dhe disa pete të thata dhe të copëtuara, e me pas një tjetër petë. E Lyejmë gjithmonë me vaj ulliri. Shtrojmë dhe petët e tjera.
  • Përpara se të shtojmë petën e fundit, duhet te mbyllim anët e byrekut e me pas te hedhim petën e fundit. Pasi e kemi kompletuar, byrekun duhet ta presim.
  • E pjekim ne temperaturën 200°C përreth 40 minuta. E nxjerrim byrekun nga furra dhe e lemë të ftohet. Byrekun e shërbejmë të shoqëruar me kos të bardhë ose me djathë sipas dëshirës.

Mos harroni te abonoheni ne kanalin tonë në YouTube!

Receta per byrek me mish, byrek me domate, byrek me patate.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tavë me bathë e kumbulla

Batha, kjo bimë bishtajore është e përbërë pothuajse e gjitha nga ujë dhe në pjesë të vogla nga karbohidrate, proteina e fibra. është e pasur me kripëra minerale e vitamine të grupit B. Midis të gjitha bishtajoreve të tjera, bathët janë të vetmet që kanë më pak kalori. Receta që ne sjellim është e thjeshtë dhe me një shije të veçantë sepse është ndërthur ëmbëlsia e kokrrave të bathës së freskët me thartësinë e kumbullës.

Byrek me patate

Byrek me patate është një recetë tradicionale shqiptare dhe ka një shije të pasur edhe të veçantë. Mund të shërbehet si pjatë unike ne festa ose piknik, absolutisht për tu provuar.