Fiqtë e detit janë bimë që i përkasin familjes së kaktusit. Kjo bimë mund të arrijë një lartësi nga 3 në 5 metra. Dhe pse origjinën e ka nga Meksika, në vendin tonë mund ta gjejmë në një vegjetacion natyral përgjatë bregdetit Jon. Temperaturat e kësaj zone janë ideale për zhvillimin e këtyre bimëve.
Video – Si të pastrojmë Fiqtë e Detit
Fiqtë e detit janë të pasur me minerale, mbi të gjitha kalcium dhe fosfor si dhe vitaminë C. Fruti është i mbushur me tul dhe shume fara.
Fiku i detit mund të konsumohet i freskët ose për prodhimin e lëngjeve apo marmelata të ndryshme. Ky frutë duhet te konsumohet me moderim.
Mos harroni të abonoheni në Kanalin tonë në YouTube, për video të tjera.