Byrek me Mish

Byreku me mish një pjatë unike në tryezë e cila mund të përdoret si antipastë e shoqëruar me një gotë vere të kuqe.

Byrek me Mish

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Sasia: 6 persona
Kalori: 290kcal

Video

Përbërësit

Përbërësit për brumin

  • 350 gr miell
  • 10 gr kripë
  • 10 ml vaj ulliri
  • 150 ml ujë i vakët

Për mbushjen e byrekut

  • 300 gr ragu ose mish i grire
  • 2 kokrra qepe mesatare
  • 200 gr salce domate
  • 300 gr pete te thata
  • pak kripe
  • vaj ulliri
  • pak piper

Përgatitja

  • Si fillim për byrek me mish përgatisim brumin për petët. Hedhim miellin në një ene qelqi ku shtojmë rreth 150 ml ujë te vaket, vaj ulliri dhe pak kripe.
  • E ngjeshim brumin mirë derisa të arrijmë një masë homogjene. E mbulojmë me pecetë kuzhine enën ku kemi brumin dhe e lemë të pushojë përreth 20 minuta.
  • Ndërkohë vazhdojmë me përgatitjen e mbushjes se byrekut.
  • Ne një tigan, skuqim qepen e prere ne kube me pak vaj ulliri. Pasi qepa është kaverdisur, shtojmë salcën e domates. Me pas shtojmë mishin dhe i leme për disa minuta ne zjarr. Shtojmë kripe dhe pak piper.
  • Pasi kemi hapur petët në tavë, shtojmë mbushjen. Sipër shtojmë dhe disa pete të thata. Në këtë mënyrë byreku merr një shije të veçantë.
  • Shtojmë dhe 2-3 petë të tjera duke hedhur pak vaj ulliri midis petëve.
  • Mbyllim byrekun dhe më pas shtojmë dhe petën e fundit.Përpara se ta pjekim, byrekun duhet ta presim.
  • Byrek me mish e pjekim në furë në temperaturën 200°C për 40 minuta! Me pas e servirim te ngrohte.

Receta për byrek me spinaq

Ju bëftë mirë!

byrek-mish-qepe-receta-gatimi-artigatimit-video-gatime
1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Mish me surprizë

Kjo pjatë është një pjatë e dytë, por fare mirë mund të përgatitet dhe për një aperitiv. Ju ka qëlluar ndonjëherë që të keni gatuar shumë dhe ditën tjetër nuk dini se ç'të bëni me gjithë ushqimin e mbetur? Kjo është një nga ato receta që riciklon atë që na ka mbetur në frigorifer. Ne në këtë recetë kemi përdorur rolenë e pulës, por ju fare mirë mund të vini cdo lloj mishi që keni për momentin, mund të vini në vend të proshutës sallame të ndryshëm. është një recetë e shpejtë dhe e shijshme.

Byrek i mbushur në formë lule

Receta e këtij byreku na ka ardhur nga një lexuese e rregullt e faqes tonë, Edona të cilën e falenderojmë. është me të vërtetë një byrek jo vetëm i shijshëm por edhe i bukur në pamje. Mund ta shërbejmë mbasdite për fëmijët ose për një aperitiv me miqtë. Jam e sigurt që të gjithë do të ngelen të kënaqur nga ky byrek. Në këtë rast ne e kemi mbushur me djathë e gjizë, por gjithsecili mund ta mbush sipas dëshirës e fantazisë.