Bukë me miell misri

Bukë me miell misri e përgatitur në shtëpi ka një shije fantastike. Buka e misrit gjithashtu mund të përdoret në shume receta të tjera ose mund ta prisni në feta dhe ta përdorim për shoqërimin e antipastave.

Bukë me miell misri

Prep Time10 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time50 minutes
Course: Bread
Cuisine: Albanian
Keyword: buke
Sasia: 6 persona
Kalori: 240kcal

Video

Përbërësit

  • 1 kg miell misri
  • 700 ml ujë
  • 50 ml vaj ulliri
  • 10 gr kripë

Përgatitja

  • Për të përgatitur bukë me miell misri sigurohemi që të zgjedhim produkte biologjike.
  • Hedhim miellin e misrit në një enë dhe shtojmë kripen së bashku me pak vaj ulliri. Më pas shtojmë ujin e ngrohte në temperaturën 40°C.
  • E përziejmë mirë me luge druri. Lyejmë tavën me vaj ulliri dhe hedhim masën e përgatitur. E hapin në të gjithë sipërfaqen.
  • Bukën e misrit e pjekim në temperaturën 200°C për 40 minuta.
  • Pasi është pjekur e nxjerrim nga furi dhe me bukën e misrit mund të shoqërohet me antipasta ose mund të vazhdoni me përgatitjen e përsheshit me buke misri.

Ju bëftë mirë!

buke-misri-pershesh-miell_misri-video-receta-gatimi-shqip
2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krem gjalpi

Kremi i gjalpit është shumë i përdorur në pastiçeri. Ky lloj kremi përdoret për të mbushur torta të ndryshme, ëmbëlsira të vogla siç janë cupcake ose ato pastat e vogla që ishin shumë të përhapura në Shqipëri përpara shumë vitesh.

Angjinare në tigan

Angjinarja e stufuar në tigan është një pjatë shumë e shijshme dhe shumë e thjeshtë në përgatitje. Kjo pjatë mund të jetë një garniturë e mirë për pjata me mish ose peshk. Por mund të jetë edhe një pjatë e dytë për vegjetarianët sepse angjinarja ka shumë veti ushqimore.

Si të pastrojmë angjinaren

Angjinarja është një perim i pasur me fibra që ndihmon në uljen e kolesterolit. Ka pak kalori. Me të mund të përgatisim pjatanca të ndryshme. Pastrimi i angjinares, në të kundërt të asaj që mund të mendohet, është një përgatitje e thjeshtë. Me pak kohë e durim do të arrini në një përfundim të kënaqshëm.