Supa tradicionale vietnameze PHO BO

Mbase është një nga supat që kërkon shumë kohë përgatitje dhe pak mundim por ja vlen ta provoni. Shija e kësaj supe vietnameze është e pa zëvendësueshme.

Supa tradicionale vietnameze PHO BO

Sasia: 0

Përbërësit

  • 6 l ujë
  • 500 gr mish viçi
  • 1 lugë gjelle kripë
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 200 gr makarona orizi
  • 3 copa xhenxhefil
  • 2 qepë mesatare
  • 3 kardamom
  • 3 yll anise
  • 2 dega kanelle

Përgatitja

  • Në një tenxhere të madhe hedhim gjysmën e ujit dhe vendosim mishin e viçit dhe i lejmë të ziejë për 10 minuta.
  • Më pas e derdhim ujin dhe shtojmë ujë të ri në të cilin vendosim prapë mishin me një qepë, 1 lugë gjelle kripë dhe 1 lugë çaji sheqer dhe e lejmë të ziej për 3 orë në zjarr mesatar.
  • Nëse uji është reduktuar shumë, shtojmë pak ujë tjetër.
  • Në një tigan, vendosim xhenxhefilin, 1 qepë të ndarë në gjysmë, kardamom, yll anise dhe pak kanelle dhe i lejmë të skuqen. Pastaj këto bimë, xhenxhefilin dhe qepë i vendosim në supë dhe i lejmë të ziej edhe për 3 orë të tjera (nëse uji është reduktuar në masë të madhe, shtojmë ujë tjetër).
  • Me pas kullojmë supën dhe mishin e lejmë mënjanë dhe erëzat me qepët dhe xhenxhefilin i hedhim.
  • Marrim një enë në të cilin vendosim makarona petashuqe orizi të cilat i kemi zier më parë në ujë të bollshëm me kripë. Sipër shtojmë copat mishit të viçit të prera hollë dhe e hedhim lëngun e supës. Shtojmë gjithashtu koriandër të copëtuar hollë, qepë të njomë dhe qepë të kuqe të copëtuar imët.
  • Me një pjatë vendosen copa limoni dhe speca djegës të prera hollë dhe xhenxhefil të grirë (shtohen në supë sipas dëshirës). Kripa dhe piper shtohen sipas shijes.
  • Tradicionalisht supes Pho Bo i shtohen disa fije lakër mung dhe salcë peshku që zëvendëson kripën.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Supë me kërpudha

Supë me kërpudha është një recetë e lehtë dhe me vlera ushqimore që duhet të shtojmë në dietën tonë. Ekzistojnë më shumë se 4000 lloje kërpudhash, por vetëm 100 prej tyre janë të ngrënshme.

Si të gatuajmë Supë me domate

Supë me domate përgatitur me domate të freskëta sjell në tavolinë një freski dhe shije fantastike. Një pjatë vetëm pak përbërës dhe shumë e lehtë. Përveç recetës tradicionale, ka shumë mënyra për ta bërë supën me domate edhe më të mirë