Rosnica me pulë fshati

Pula me rosncica është një nga ato pjatat që padyshim duhet provuar. Zakonisht kjo pjatë është shumë e njohur në zonën e Myzeqesë. Mund të themi se makaronat e vogla janë versioni modern i rosnicave të cila janë të gatuara me miell e vezë siç bëhet brumi i makaronave. Shijen kësaj pjate ia jep padyshim pula e fshatit.

Kjo pjatë gatuhej nga gjyshet tona kur vinin mysafirë në shtëpi dhe kjo traditë vazhdon akoma në zonën e Mallakstrës. Rosnicat origjinale bëhen pa salcë domate, por nëse ju pëlqen mund ti shtoni pak domate të prera hollë të skuqur me qepë për ti dhënë më shumë ngjyrë pjatës.

Rosnica me pulë fshati

Prep Time30 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time1 hour
Course: Soup
Cuisine: Albanian
Keyword: gjelle
Sasia: 6 persona
Kalori: 180kcal

Përbërësit

  • 1 pulë fshati
  • 200 gr miell
  • 1 kokërr vezë
  • 2-3 lugë gjelle qumësht ose kos
  • pak vaj ulliri
  • pak gjalpë

Përgatitja

  • Pastrojmë në fillim pulën dhe e presim në thela .Në një tenxhere hedhim pak vaj ulliri dhe gjalpë në të cilën skuqim pak pulën. Hedhim 1,5 litër ujë.
  • Gjatë kohës që zien pula, ne përgatisim rosnicat.
  • Në një tepsi hedhim miellin të cilin e hapim anës tepsisë dhe në mes hedhim vezën , qumështin ose kosin, pak kripë.
  • I përziejmë të gjithë përbërësit e hedhur në tepsi me të dyja duart duke e bërë brumin si thërrime buke(në qofte se brumi del i paregjur i shtojmë pak qumësht ose kos dhe në qoftë se na del i ujshëm, i shtojmë pak miell).
  • Në një tepsi tjetër të lyer me pak vaj ose gjalpë, hedhim masën e përgatitur. Fusim tavën në furrë të nxehur, në temperaturë maksimale deri sa thërrmijat e masës të marrin ngjyrë të zverdhur. ( Zakonisht rosnicat skuqen në tigan me pak gjalpë, por edhe në furrë bëhen të shijshme dhe nuk mundohemi ti trazojmë gjithmonë).
  • E heqim tavën nga furra, e lemë të ftohet dhe e hedhim në tenxheren ku po zien pula.
  • I lemë të ziejnë së bashku përreth 5 minuta derisa të trashet lëngu. I hedhim rosnicat në pjata me nga një thelë mishi dhe i shërbejmë të ngrohta.

Ju bëftë mirë!

3 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Supë krem me kungull

Në këtë recetë ne japim një variant të gatimit të kungullit, një supë krem. Kjo supë është një pjatë e lehtë, e shëndetshme dhe e thjeshtë për tu gatuar. është shumë e mirë edhe për fëmijët e vegjël