Pite (kulaçka) në tigan

Pitet e bëra në tigan më sjellin ndër mend fëmijërinë sepse sa herë kishim ndonjë ekskursion me klasën mami na përgatiste këto pite të shoqëruara me djathë të bardhë. Më pëlqejnë shumë dhe mund të them që janë shumë të mira edhe për fëmijët pasditeve të shoqëruara me pak djathë.

Pite (kulaçka) në tigan

Prep Time30 minutes
Cook Time30 minutes
Resting1 hour
Total Time2 hours
Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 210kcal

Video

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 250 ml dhallë
  • pak kripë
  • 1/2 pako maja birre
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja

  • Nëse keni një makineri për ngjeshje brumi mund ti hidhni të gjithë përbërësit per pite në tigan në të dhe pas disa minutash brumi është gati.
  • Nëse brumin e bëjmë me dorë, hedhim në fillim miellin në tavolinën e punës dhe pastaj shtojmë me ngadalë të gjithë përbërësit. Në fillim pak kripë dhe hapim një gropëz te mielli ku shtojmë vajin e përziejmë e më pas shtojmë dhallën pak nga pak.
  • Në fund shtojmë majanë. Nëse e shohim që brumi është i qullët mund të shtojmë akoma pak miell dhe anasjelltas, nëse shohim që brumi është i fortë shtojmë edhe pak dhallë.
  • Fillojmë e ngjeshim mirë brumin derisa të arrijmë një masë homogjene. Më pas vendosim brumin e përgatitur në një enë qelqi të mbuluar me një pecetë. E lemë brumin të qetësohet përreth 30 minuta.
  • Më pas e marrim me kujdes dhe e ndajmë në pjesë të vogla të cilat i hapim me dorë ose me okllahi/pec.Madhësinë e piteve mund ta bëni sipas dëshirës, zakonisht ne e bëjmë me diametër rreth 20 cm.
  • Në një tigan të cilin e kemi lyer paraprakisht me pak vaj i skuqim pitet me radhë një e nga një nga të dyja anët.
  • Pitet i shërbejmë të ngrohta të shoqëruara me djathë të bardhë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pogaça – Panine për mëngjes

Pogaça janë panine të mbushura që përgatiten për mëngjes. Kjo është një recetë shumë e përhapur në vendet ballkanike dhe Turqi. Mbushja mund të varjoj në disa receta, por shija e këtyre panineve për mëngjes është e veçantë dhe unike

Pite të mbushura

Pite të mbushura është një mënyrë tjetër e të përgatiturit të piteve në tigan. Sot kemi paraqitur recetën e përgatitjeve të pite të mbushura dhe që piqen në furrë. Amvisat tona, pitet i bëjnë në tigan dhe kjo është një recetë për tu provuar.