Peshk Salmon në furrë me erëza

Receta e mëposhtme është një recetë e thjeshtë, e shpejtë dhe e shëndetshme. Salmoni është një peshk i pasur me omega3 që ndihmon në uljen e kolesterolit. Në këtë recetë e kemi sjellë salmonin të gatuar në furrë me erëza të ndryshme e pak galetë. Kjo pjatë është ideale e shoqëruar me një gotë verë të bardhë të ftohtë.

Peshk Salmon në furrë me erëza

Sasia: 0

Përbërësit

  • 6 copa salmoni
  • 1 fetë buke më mirë bukë e ditës së shkuar ose 100 gr galetë
  • 1 degë rozmarine
  • 200 gr majdanoz
  • 4-5 gjethe sherebelë
  • 3 thelpinj hudhre
  • 1 lugë kafeje rigon i thatë
  • disa gjethe borziloku
  • pak kripë
  • pak piper
  • vaj ulliri

Përgatitja

  • Si fillim pastrojmë peshkun nga halat e dukshme. Vendosim salmonin në një tavë me letër kuzhine. Marrim të gjitha erëzat dhe i grijmë me grirësin elektrik, ( do të ishte ideale nëse do të griheshin me thikë,por nëse nuk keni kohë e durim perdorni grirësin elektrik.) Shtojmë në grirësin elektrik edhe copën e bukës ose galetën në mënyrë që të bashkohen mirë të gjithë përbërësit.
  • Hedhim masën e përgatitur me erëzat e galetën në një enë e shtojmë në të pak kripë e pak piper. I trazojmë mirë.
  • Me anë të një peneli lyejmë me pak vaj copat e salmonit dhe më pas i lyejmë me masën e përgatitur.
  • Vendosim tavën në furrë të piqet në 180-200 °C përreth 20 minuta. Kur të shohim një sipërfaqja ka krijuar një kore të bukur të artë e heqim tavën nga furra. Shërbejmë salmonin të ngrohtë duke e shoqëruar me perime të stinës ose me patate furre.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

salmon-ushqime-kolesterol

2 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Filetë merluci me domate

Merluci është një peshk shumë i shijshëm dhe i pasur me shumë vitamina. Këtë peshk mund ta gatuajmë në disa mënyra. Në recetën e sotme kemi sjellë merluzin të gatuar me domate të vogla e ullinj.

Supë me peshk

Supa me peshk është një pjatë shumë e shijshme, me bazë peshq të ndryshëm. Duhet pak kohë e durim në përgatitjen e kësaj pjate, por i gjithë mundimi ia vlen kur shijon këtë supë e cila e trasformon drekën në një sukses të vërtetë.

Stridhe me limon (Ostriche)

Stridhet apo goca e detit janë një nga frutat e detit më të mira, më të shijshme dhe afrozidiake. Në treg gjejmë disa lloj stridhesh, nga ato më e shtrenjta që kanë një guackë të rrumbullakët dhe të shtrirë, te ato më të lirat me guacka ovale dhe konkave.

Peshk në skarë

Si të gatuajmë peshk në skarë në mënyrë të përsosur? Shoqëruar me disa perime mund të kthehet mënyra juaj e preferuar e gatimit të peshkut. Ky lloj gatim është ideal edhe për peshk tone, peshk shpat apo salmon.