Mille foglie – Mille-feuille – Ëmbëlsirë Franceze

Mille Feuille apo Mille Foglie (ita) është një ëmbëlsirë tipike e kuzhinës franceze. Torta me një mijë petë, është e përbërë prej tre shtresave petë sfoliat që alternohen me dy shtresa krem pastiçerie. Në pjesën e sipërme mund të hedhim pluhur sheqeri, kakao apo marmelata të ndryshme.

Mille foglie – Mille-feuille – Ëmbëlsirë Franceze

Prep Time20 minutes
Cook Time10 minutes
Total Time30 minutes
Course: Dessert
Cuisine: French
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 340kcal

Video

Përbërësit

  • 400 gr petë sfoliat
  • 300 gr krem pastiçerie
  • 20 gr pluhur sheqeri
  • 50 gr kokrra çokollate e zezë sipas dëshirës

Përgatitja

  • Si fillim përgatisim petët sfoliat pasi kërkojnë më shumë kohë. Mund të përdorni edhe petë sfoliat të gatshme, por shija e tyre nuk do të jetë asnjëherë e njëjtë me ato të përgatitura në shtëpi. Shiko këtu përgatitjen e petës sfoliat.
  • Ndërkohë duhet të përgatisim kremin e pastiçerisë që ti japim kohë të ftohet. Shiko Videon e Kremit të pastiçerisë të përgatitur nga ne.
  • Pasi kemi përgatitur kremin, e hedhim në një tavë qelqi të ftohet dhe e mbulojmë me qeskë kuzhine duke e ngjitur në sipërfaqe në mënyrë që të mos formojë kore.
  • Marrim brumin e petës sfoliat dhe e hapim ne një trashësi më pak se gjysmë centimetri. Në një tavë, të cilën e kemi lyer me pak miell, shtrojmë petën e hapur.
  • Me anë të një piruni, krijojmë disa vrima në të gjithë sipërfaqen, në mënyrë që peta gjatë pjekjes të mos fryhet. Sitim pak sheqer mbi sipërfaqen e petës sfoliat.
  • E fusim ne furrë të nxehte 180°C për rreth 15 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të artë të bukur. Pasi është pjekur e lëmë të ftohet dhe me pas e presim tre pjesë të barabartë.
  • Marrim kremin e pastiçerisë dhe e hedhim në një xhep pastiçer që ta kemi më të lehtë hapjen e tij.
  • Fillojmë me përgatitjen e ëmbëlsirës.
  • Në një pjatancë shtrojmë copën e parë të petës sfoliat. Sipër saj fillojmë dhe hedhim krem pastiçer me anë të xhepit të pastiçierit. Sipas dëshirës mund të shtoni dhe disa copa çokollatë dhe pse receta origjinale nuk e përmban.
  • Vazhdojmë kështu duke vendosur shtresën e dyte të petës sfolia dhe sipër saj përsëri me anë të xhepit pastiçier hedhim krem. Shtojmë dhe këtu disa copëza çokollate.
  • Në fund vendosim shtresën e fundit dhe sipër e spërkasim me pak sheqer pluhur. Ëmbëlsirën mille folgie (një mijë petë) e lëmë të pushojë në frigorifer per të paktën 30 minuta.
  • Më pas e presim me kujdes në copa dhe e shërbejmë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
5 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Panna cotta

Panna cotta (pana kota) është një ëmbëlsirë me origjinë italiane (zona e Piemontes), që njihet kudo, jo vetëm në Itali, për thjeshtësinë e përgatitjes dhe shijen e saj të veçantë.

Receta për Bakllava Shqiptare

Bakllavaja është një ëmbëlsirë shumë e njohur në vendet ballaknike dhe jo vetëm. Kjo ëmbëlsirë është e bërë me petë të mbushura me arra, (bajame, lajthi,pistak në disa vende), dhe e regjur me sherbet ose mjaltë në disa vende të tjera. Thuhet që origjina e bakllavasë vjen nga Turqia. Në ditët e sotme kjo ëmbëlsirë është e njohur nga të gjithë.