Receta për Piadina

Piadina është një lloj buke e holle,( më mirë të themi pite e hollë), e cila e ka origjinën nga Romagna. Kjo lloj pite është e njohur kudo dhe pëlqehet nga të gjithë. Zakonisht mbushet me djathë dhe paloset ne mes, por gjithsecili mund ta mbushë me përbërësit që dëshiron si proshutë, sallatë,domate e perime të tjera. Mund te hahet ne formën e një sanduiçi.

Receta për Piadina

Sasia: 0

Përbërësit

  • 450 gr miell
  • 150 ml ujë
  • 50 ml vaj ulliri extra i virgjër
  • 1 lug çaji sodë buke
  • pak kripë

Përgatitja

  • Në një enë përziejmë miellin, kripë dhe sodën e bukës, pastaj shtojmë vajin e ullirit. Receta tradicionale përdor strutto (yndyrë derri), por kjo recetë do të jetë më e lehtë. Shtojmë ujë dhe fillojmë të përziejmë përbërësit. Vazhdojmë të ngjeshim brumin për 10-15 minuta me dorë ose për këtë procedurë mund të përdoret edhe makineri kuzhinë, ( robot kuzhine/planetaria).
  • Kur masa është homogjene dhe e butë, vendosim brumin në një qese plasmasi dhe e lemë të pushojë për rreth një orë.
  • Pasi ka pushuar, marrim brumin dhe e ndajmë në toptha të vegjël rreth 160-170 gr secili dhe me anë të një peci ( okllahi) hapim një e nga një petët të cilat duhet të kenë një trashësi rreth 4-5 milimetra dhe një diametër rreth 25 cm.
  • Bëjmë disa vrima me pirun mbi petë për tu mos krijuar flluska të mëdha.
  • Në një tigan pa yndyrë, pjekim piadinën tonë për 1-2 minuta për çdo anë.
  • Piadina është gati, dhe ju mund ta shërbeni të ngrohtë e të mbushur brenda me atë që dëshironi, djathë të butë, proshutë apo ta shërbeni në tavolinë si bukë të vogla.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Petulla me maja – Coccoli

Petulla me maja apo siç njihen në zonën e toskanës nga vjen kjo recetë coccoli janë petulla të thjeshta me pak përbërës por shumë të shijshme. Shoqëruar me feta proshutë të holla këto petulla me maja nuk kanë as nevojë për kripë.