Dhe pse kur kujtojmë Italinë, mendja na shkon tek pizza dhe spaghetti. Që të shijosh pizzën më të mirë në botë duhet të shkojmë shumë më larg.
Pizza World Championship është mbajtur në Parma të Italisë, ku janë sfiduar me njëri tjetrin mbi 600 pizzaioli. Vendi i parë, me Pizza margherita më të mirë në botë është fituar nga një chef Australian (familja me origjine nga Napoli) i cili zotëron një restorant në Melbourne të Australisë.
Dhe pse pizza me e shijshme në botë, fituesi thekson se ska plane të risë çmimin e pizzes në lokalin e tij. Që prej shumë kohësh kushton vetëm $19.30.
Kështu nëse ju bie rruga për në Australi, mos harroni të ndaloni tek “400 Gradi” për të shijuar pizzën më të mirë në botë!
Nëse doni të përgatisni në shtëpinë tuaj? Këtu gjeni recetën për Brumin për Pizza. Cila është pizza juaj e preferuar?
3 comments
e shijshme
edhe pse fituesi i pizza eshte australian prape origjinen nga Italia e ka keshtu qe pizza ngelet me e mire ne Itali
shumm te mira