Kjo është receta e cila më bëri të fitoj përparësen për të marrë pjesë në Masterchef Albania.
Tortë e kripur - Receta MasterChef Albania
Sasia: 0
Përbërësit
- 1 kg presh
- 1 patate e vogël
- 2 vezë
- 200 gr djathë mascarpone ose gjizë pa kripë ricotta
- 150 gr djathë parmixhan i grirë
- 2 lugë vaj ulliri
- 30 gr gjalpë
- 1 pako shafran
- pak majdanoz i grirë
- pak trumzë e freskët
- pak bar qepe
- pak kripë
- pak piper
Përbërësit për salcën
- 100 ml pana e freskët
- 250 gr djathë gorgonzola
- pak arrë moskat e grirë
Përgatitja
- Si fillim lajmë mirë preshat dhe eliminojmë gjethet jeshile. Presim pjesën e bardhë në rrathë dhe I hedhim në një tigan ku kemi hedhur paraprakisht vaj ulliri dhe gjalpin e shkrirë.
- Kavërdisim preshin me zjarr të ngadaltë derisa të zbutet. Më pas I shtojmë edhe pataten e grirë hollë. I përziejmë bashkë. Në një gotë me ujë të ngrohtë shkrijmë shafranin dhe e hedhim në tiganin me preshin e pataten. I shtojmë gjithashtu edhe trumëz të freskët e pak kripë. Mbulojmë tiganin me kapak dhe lemë të zbutet mirë preshi.Pasi janë bërë, I lemë të ftohen pak.
- Ndajmë vezët, të bardhën nga e verdha dhe I hedhim në dy enë të veçanta. Rrahim pak të bardhat me pak kripë. Të verdhat I rrahim me mascarponen derisa të përzihen mirë.
- Marrim përzierjen me presh dhe gjysmën e saj e grijmë me grirësin elektrik. I hedhim të dyja gjysmat si atë të grirën dhe atë tjetrën në enën ku janë të verdhat e vezëve me mascarponen. I trazojmë mirë bashkë. Shtojmë djathin e grirë në të, pak piper,pak majdanoz të grirë dhe pak trumëz. I përziejmë mirë. Më pas shtojmë edhe të bardhat e vezëve dhe I pëziejmë mirë me kujdes derisa të arrijmë një masë homogjene.
- Hedhim masën e përgatitur në tava të vogla ose në një tavë të madhe. Vendosim tavën në furrë të nxehtë 180°c dhe e pjekim përreth 30-35 minuta.
- Më pas lemë tortën të ftohet pak dhe përgatisim salcën e gorgonzolës.
- Në një tenxhere të vogël hedhim panën, e vendosim të ngrohet pak,shtojmë djathin e pak arrë moskat të grirë. E trazojmë mirë derisa të shkrijë djathi.
- Në një pjatë hedhim 2-3 lugë salcë djathi, vendosim sipër tortën me presh dhe e shërbejmë në moment. Sipër sipas dëshirës mund ti vëmë disa fije preshi të skuqur dhe 2 fije bar qepe për zbukurim.
7 comments
Thjeshtesi dhe origjinale
Faleminderit Sonja :)
Shume urime për prezantimin e bukur tek MasterChef! Na përcolli emocione të këndshme.
urime! doja te dija… shafranin kur e shkrin ne uje te ngrohte e hedh me pas ne tigan sebashku me ujin apo pa uje?
Varet nga pjata, por zakonisht e shkrin ne pak ujë të ngrohtë. Në këtë mënyrë tretet në mënyrë më uniforme.
Urime! Te uroj fitoren ne Master Chef!
Urime! Ishe shume e kendshme. faleminderit per recetat