Receta për makarona të freskëta (pasta e freskët)

Të bësh makarona të freskëta në shtëpi nuk është shumë e lodhshme, por në kohët e sotme për shkak të kohës së paktë dhe impenjimeve të shumta, gratë nuk e marrin mundimin. Duhet thënë që ia vlen vërtetë mundimi të përgatisësh një pjatë makarona të freskëta e të kënaqesh familjen dhe miqtë.

Përgatitja e një pjate me makarona të freskëta është komplet ndryshe në shije. Jufkat apo makaronat petë të freskëta nuk kanë nevoj për shumë zierje. Makaronat mund të përgatiten me dorë ose me makineri.

Receta për makarona të freskëta (pasta e freskët)

Prep Time30 minutes
Cook Time10 minutes
Resting1 hour
Total Time1 hour 40 minutes
Course: First plate
Cuisine: Italian
Keyword: makarona
Sasia: 4 persona
Kalori: 228kcal

Video

Përbërësit

  • 300 gr miell
  • 3 kokrra vezë
  • 50 gr miell semola

Përgatitja

  • Sitim mirë miellin dhe e hedhim në tavolinën e punës duke e grumbulluar mirë. Bëjmë një rreth me miellin ku në mes thyejmë vezët një e nga një, vezët duhet të jenë në temperaturë ambienti.
  • Me një pirua fillojmë të rrahim vezët me kujdes dhe duke marrë pak nga pak miell nga anët. Më pas fillojmë të ngjeshim brumin me dorë derisa të gjithë përbërësit të bashkohen mirë.
  • Nëse e shikoni që brumi është shumë I fortë mund të shtoni një lugë ujë të vakët dhe vazhdoni të ngjisheni brumin. Duhet të shohim qe masa të jetë homogjene. Nëse ju keni në shtëpi një makineri elektrike (robot planetaria) mund ta bëni brumin me të pa u lodhur shumë.
  • Mbështjellim brumin e zënë me një qese kuzhine dhe e vendosim të pushojë në një vend të freskët ose në frigorifer. Duhet ta lëmë kështu përreth 1 orë.
  • Pasi ka pushuar brumi, e marrim dhe do të shohim që është më i butë dhe më elastik. Në dërrasën e punës hedhim pak miell dhe fillojmë të hapim brumin në fillim me dorë e më pas me okllahi (pec).
  • Fillojmë të bëjmë petën deri në trashësinë që duam e që zakonisht duhet të jetë rreth 0,5 mm. Nëse keni një makineri për hapjen e pastës aq më mirë, kështu nuk lodheni e kurseni edhe kohën.
  • Pasi kemi hapur petën mund të bëjmë llojet e makaronave që dëshirojmë. marrim petën dhe e mbledhim rrotull dhe e presim në formën që dëshirojmë: 5-7 mm për tagliatelle, 2-3 mm për tagliolini, 1,5-2 cm.
  • Nëse punojmë më makinerinë e pastës mund ta presim direkt atje llojin e pastës që dëshirojmë.
  • Për lazanja presim drejtkëndësh rreth 20×14 cm ose madhësinë që ka tava juaj. Me copëzat e pastës që mbeten mund të bëjmë një supë të shijshme.

Ju bëftë mirë!

1 Shares
8 comments
  1. pershendetje ! me pekqen shume faqja juaj,vec nuk po arrije te kuptoje pse nuk po ecni ashtu si duhet te master shef.Perpiqeni kaq shume te beni dicka te vecante dhe te shijeshme dhe nuk po ja dilni.Forca kete jave na jepni nje rezultat SUPER.Pergatisni dicka te thjeshte jo shume te nderlikuar.URIME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Makarona shtëpie me patate

Këto makarona shtëpie mund të shërbehen thjesht të spërkatura me gjalpë. Kjo pjatë është shumë e pëlqyeshme jo vetëm nga të rriturit por edhe nga fëmijët. Duke pasur si bazë pataten, kjo pjatë është me shumë vlera ushqimore të domosdoshme për trupin tonë.