Receta për Karamel

Kjo salcë karamel është shumë e mirë dhe mund ta përdorim mbi akullore, mbi torta e ëmbëlsira të ndryshme. Ka disa receta për përgatitjen e salcës së karamelit, por receta e mëposhtme na kënaqi më shumë me rezultatin e arritur.

Salcë Karamel

Prep Time10 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time25 minutes
Course: Dessert
Cuisine: American
Keyword: caramel
Sasia: 4 persona
Kalori: 341kcal

Përbërësit

  • 400 gr sheqer i bardhe
  • 150 ml pana e fresket
  • 50 gr gjalpë
  • 5 gr kripë e trashë
  • pak ekstrakt vanilje

Përgatitja

  • Për këtë recetë duhet të bëjmë shumë kujdes të mos digjemi, pasi sheqeri arrin një temperaturë të lartë në shkrirje. Për këtë arsye duhet të mbajmë një enë me ujë dhe akull pranë. Gjithashtu sigurohemi që të gjithë përbërësit janë mbi tavolinën e punës së bashku me një lugë druri.
  • Marrin një enë me fund të trashë (jo alumin) dhe e vendosim në zjarr mesatar ku dhe hedhim sheqerin. Pasi sheqeri fillon të shkrijë fillojmë e trazojmë me avash me lugën e drurit. Sheqeri duhet të shkrijë plotësisht dhe të marrë atë ngjyrën karakteristike të karamelit.
  • Pas kësaj e largojmë nga zjarri dhe me kujdes hedhim pak nga pak pana duke e trazuar. Duhet të bëjmë kujdes në këtë fazë pasi avulli që krijohet është shumë nxehtë.
  • E vendosim përsëri karamelin në zjarr dhe shtojmë gjalpin. Vazhdojmë duke e trazuar dhe shtojmë gjithashtu kripën dhe vaniljen. E leme dhe rreth 1 minutë në zjarr. Më pas e vendosim diku për tu ftohur.
  • Pasi karameli është ftohur komplet, marrim një vazo qelqi dhe e hedhim në të. Me karamelin e përgatitur në këtë mënyrë mund ta përdorim për Trilece, Krepa më Karamel, French Macarons me Karamel etj.

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

0 Shares
10 comments
  1. Masa esht fiks vetem se te pana treta gjys luge kafeje nisheste(e kam nga pervoja) dhe pasi te hudhet gjalpi duhet te trazohet mir me se paku 4-5min se esht problem per tu perzier gjalpi me sheqerin
    E kam be sa her ndahej yndyra siper por ne fund e trazova reth 5 min ne tigan dhe arita sukses ?

  2. 1 star
    Mua mu ngurtesua menjehere kur i hodha pana siper. E hoqa nga zjarri dhe I hodha 150 ml gradualisht duke e trazuar. U be e gjitha gur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Video Receta – Shëndetlie Shqiptare

Tashmë e keni akoma më të lehtë për të përgatitur recetën e shëndetlisë. Në këtë video recetë, do të ndiqni hapat si të përgatisni me sukses ëmbëlsirën shumë të njohur shqiptare. Në vijim kemi shkruajtur të gjithë përbërësit që duhen për ëmbëlsirën e shëndetlisë.

Krepa Integral – Pallaqinka

Në këtë video recete gatimi mund të ndiqni përgatitjen e Krepa Integral. Një recetë me origjinë franceze por shumë e njohur në kuzhinën shqiptare. Krepat, këto flet të holla brumi, mund të konsumohen të ëmbla mjaltë, kanellë apo krem bajame apo dhe te kripura lloje proshute,djathë dhe perime.

Receta për Reçel Ftoi

Ftoi është një frutë shumë i mirë dhe i pasur me shumë vitamina, minerale dhe substanca ushqimore. Këtë frutë mund ta shijojmë të pjekur në furrë ose të bërë reçel o marmelatë.