Quesada pasiega – Ëmbëlsirë Spanjolle

Kjo ëmbëlsirë është me origjinë spanjolle dhe shumë e ngjashme me Qumështorin shqiptar. Ka shumë versione të saj ku në disa raste përdoret pana me qumësht dhe disa të tjera vetëm djathë i freskët. Ne kemi sjellë atë me pak djathë të freskët dhe qumësht.

Quesada pasiega - Ëmbëlsirë Spanjolle

Sasia: 0

Përbërësit

  • 500 ml qumësht
  • 500 gr djath i llojit Philadelphia
  • 4 vezë
  • 100 gr gjalpë
  • 100 gr miell
  • 250 gr sheqer i bardhë
  • 1 limon vetëm lëkura
  • 1 lug çaj kanellë

Përgatitja

  • Rrahim vezët me sheqerin. Mund të përdorni dhe ndonjë mikser elektrik. Me pas shtojmë gjalpin e shkrirë por jo të nxehtë. Në hapin tjetër shtojmë djathin dhe vazhdojmë me rrahjen. Shtojmë lëkuren e limonit se bashku me kanellën. Shtojmë më pas qumështin. Në fund hedhim miellin pak nga pak në mënyre qe mos të krijohen kokrriza.
  • Masën e krijuar e hedhim në një enë ku e kemi lyer me pak gjalpë.
  • Tavën e fusim në furrë në temperaturën 200°C dhe e pjekim për 30 minuta. Do të kuptojmë kur është pjekur pasi sipërfaqja do të karamelizohet.
  • Pasi të jetë pjekur e lemë të ftohet dhe e shërbejmë në feta.
  • Kjo ëmbëlsirë mund të shërbehet në çdo stinë.

Notes

Përgatitja e emblesires

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

Quesada-pasiega-–-Ëmbëlsirë-Spanjolle

0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Krostatë me reçel kajsie

Krostatë me reçel kajsie është një ëmbëlsirë tipike verore e shpejtë dhe shumë e shijshme. Baza me brumë të shkrifet dhe sipër aroma fantastike e reçel kajsie, recetën që mund ta lexoni në faqen tonë ArtiGatimit.com

Receta Bazë për Krepa

Krep ose siç i thonë francezet crêpe janë flet të holla brumi, të pjekura mbi një piastër te nxehtë. Ato mund të shërbehen me mbushje të ndryshme të ëmbla (si Nutella, mjalt ose reçel) apo dhe të kripura (djathë, proshute ose perime)