Panine të vogla me qumësht

Te vogla dhe te buta, ideale për party me fëmijët apo dhe për një piknik me familjen. Ju mund ti përgatisni një ditë më përpara, panine te vogla me qumësht dhe ato do të ruajnë shijen dhe flagrancën.

Panine të vogla me qumësht

Sasia: 0

Përbërësit

  • 250 gr miell 00
  • 250 gr miell 0
  • 200 ml qumësht
  • 3 lug gjelle vaj ulliri
  • 2 veze
  • 10 gr maja birre
  • 4 gr kripe
  • 10 gr sheqer

Përgatitja

  • Ngrohim pak qumështin dhe ne një pjese te tij hedhim dhe majanë e birrës dhe e leme te shkrije për disa minuta. Në një enë bashkojmë miellin dhe sheqerin. Hedhim me pas qumështin, 1 vezë, vajin e ullirit dhe fillojmë ta përziejmë. Mund të përdorim dhe makinerinë me çengelin për brumë. Shtojmë më pas dhe qumështin me majanë e shkrirë.
  • Fillojmë dhe ti përziejmë/ngjeshim përsëri. Pasi të jetë krijuar një masë homogjene hedhim kripën. Vazhdojmë ta përziejmë/ngjeshim dhe për disa minuta të tjera. Më pas e bëjmë top dhe e mbulojmë me një rrobë duke e lënë të pushoj për 2 orë!
  • Pasi të këtë pushuar, e marrin brumin dhe krijojmë një cilindër, që ta kemi më të lehtë për të krijuar paninet. Duhet ti krijoni të vogla pasi do të fryhen shumë. I vendosni direk në tavë. Me pas me anë të një furçe kuzhine, i kalojmë sipër me qumësht. I lëmë të pushojnë për rreth 30 minuta.
  • Ndezim furrin ne 220°C. Marrim tavën me paninet dhe me të verdhen e vezës, i kalojmë sipër me furçe. I pjekim per 20 minuta. Tavën e nxjerrim dhe pasi janë ftohur pak mund ti shërbejmë.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

panine-qumesht-buke-shtepie-receta-gatimi-artigatimit

5 Shares
4 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Shkopinj buke me rozmarinë

Grissini, stickbread ose receta në shqip shkopinj buke, janë përgatitur për herë të parë në qytetin e Torinos në Itali. Kjo recetë italiane tashmë gatuhet edhe në furrat shqiptare në mënyra të ndryshme. Shkopinj buke mund të përgatiten me erëza të ndryshme ose edhe me djathë kaçkavalle

Çfarë është Maja Natyrale?

Në këtë artikull do të mësoni më shumë rreth Maja Natyrale të përgatitur në shtëpi. Përgatitja në shtëpi sugjerohet sepse ju jep një rezultat fantastik në produktet e përdorura dhe sigurisht është shumë e shëndetshme.