Musaka me patate

Musaka është një pjatë tipike e kuzhinës greke. Ka shumë variante të musakasë si me patëllxhanë, kunguj, patate apo perime të tjera. Ne këtu e kemi sjellë në variantin me patate. Kjo është një recetë e shijshme dhe që mund ta shërbejmë si pjatë kryesore.

Musaka me patate

Prep Time20 minutes
Cook Time40 minutes
Total Time1 hour
Course: Main Course
Cuisine: Mediterranean
Keyword: gjelle
Sasia: 6 persona
Kalori: 240kcal

Përbërësit

  • 500 gr patate
  • 250 gr qepe
  • 100 gr domate ose dy lug gjelle salce
  • 50 ml vaj ulliri
  • 3 gjethe dafine
  • pak kripë
  • pak piper

Për salcën

  • 50 gr miell
  • 50 gr gjalpë
  • 100 ml qumësht
  • 1 kokërr vezë
  • pak piper
  • pak djathë parmixhan

Përgatitja

  • Fillojmë me përgatitjen e musaka me patate. Patatet pasi i kemi qëruar, i presim në feta të rrumbullakëta dhe i skuqim pak në tigan me vaj ulliri. Derisa të krijohet një korë në sipërfaqe. I lëmë mënjanë.
  • Dhe qepët mund ti presim të rrumbullakëta të holla dhe i skuqim në zjarr të ulët me vaj ulliri. Pasi të kenë marrë pak skuqje, hedhim domatet e grira në kube (ose salcën) dhe pak ujë. I lëmë të marrin një valë dhe më pas shtojmë erëza dhe kripë.
  • Marrim një tavë dhe shtojmë një shtresë patate duke vazhduar më sipër një shtresë me qepë. Vazhdojmë kështu derisa kemi mbaruar patatet dhe qepën.

Përgatitja e Salcës për Musaka

  • Hedhim miellin dhe gjalpin e shkrirë në një tigan dhe i skuqim së bashku. I shuajmë me qumësht të ftohtë. Hedhim pak piper! Rrahim vezën në një ene dhe e hedhim sipër duke u siguruar që salca është e ftohtë.
  • Hedhim salcën e përgatitur sipër tavës me patate dhe qepë. Sipas dëshirës grijmë dhe pak djathë parmixhan dhe e fusim në furrë 200°C për 30 minuta.
  • Pasi është pjekur, e lemë të ftohet pak dhe shërbejmë musakan me patate në pjata duke bërë kujdes mos ti prishim shtresat.

Lexoni edhe recetën për Musaka me laker

Ju bëftë mirë!

receta-musaka-patate-artigatimit-food
6 Shares
3 comments
  1. Musaka? Duket me shume si Ugraten. Shume rralle mund te shohesh nje Musaka pa mish te grire. Pak me shume Besamel mendoj se eshte me mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë Quinoa me perime në grill

Sallatë quinoa me prime është një pjatë e freskët dhe plot vlera ushqimore, një variant i sallatës me oriz apo përgatitjes së cous-cous me prime. Quinoa shqiptohet kinoa dhe pse nga forma mund të ngjajë si një drithër, ajo futet ne familjen e barishteve. Quinoa është e pasur me proteina e nuk përmban gluten dhe ka një shije delikate.