French Macaron janë ëmbëlsira të vogla me origjinë franceze. Këto ëmbëlsira përgatiten me pak përbërës, me bazë meringe, miell bajamesh, të bardha veze dhe sheqer pluhur. Ajo që i bën të veçanta është se mund të kenë ngjyra të shumëllojshme si dhe shije të ndryshme.
French Macarons - Receta Baze
Sasia: 0
Përbërësit
Rreth 30 Macarons
- 125 gr miell bajame
- 210 gr sheqer pluhur
- 100 gr të bardhë veze rreth 3 të bardha veze
- 30 gr sheqer
Notes
E bardha e vezëve për French Macarons
Për të pasur një meringë sa më të dendur dhe rezultat sa më të mirë, këshillohet që e bardha e vezëve të ndahet nga e verdha dhe të ruhet të paktën një natë në frigorifer.Përgatitja e Macarons
Marrim të bardhat e vezëve të cilat duhet të jenë në temperaturë ambienti 20-25°C, dhe fillojmë ti rrahim në një enë të thellë qelqi ose porcelani. Mund të përdorni rrahëse vezësh ose rrahës elektrik por kujdes mos kaloni në mbi rrahje. Pasi të jetë formuar një shkumë e bardhë, shtojmë sheqerin (30gr) pjesë-pjesë dhe vazhdojmë me rrahjen.Vezët duhet ti rrahim derisa e bardha të formojë një masë të bardhe kremoze dhe kur të ngremë rrahësen, duhet të jetë një majë e mprehtë dhe jo të përkulet. Përziejmë miellin e bajameve me sheqerin pluhur, dhe gjysmën e kësaj mase e hedhim tek e bardha e vezëve (Nëse mielli nuk është shumë i imët, më përpara mund ta kalojmë në një mikser së bashku me sheqerin pluhur).
Me ndihmën e një luge fillojmë ta trazojmë me kujdes. Më pas shtojmë dhe gjysmën tjetër. E trazojmë ngadalë derisa të kemi një masë homogjene dhe të shndritshme. Marrim xhepin e kuzhinierit dhe e mbushim me masën e përgatitur. Në një tavë, ku më parë kemi shtruar letër kuzhine fillojmë dhe krijojmë disa rrathë të vegjël me diametër më të vegjël se 4-5cm.
Pasi ta kemi mbushur tavën duhet ta përplasim lehtë mbi planin e kuzhinës, kështu largojmë ajrin dhe evitojmë të krijohen flluska në brendësi, si dhe përftojmë një formë të rrumbullakët dhe të lëmuar sipër. Tavën duhet ta lemë të pushoj në një ambient të freskët 20-25°C për 30-40 minuta. Macarons janë gati për tu pjekur nëse kur prekim sipërfaqen ato nuk ngjisin.
E fusim në furre ventilimi tavën me Macarons, në temperaturën 170°C dhe e lemë të piqet për 15-20 minuta (160°C për furrat e tjerë).
Pasi të piqen, i lemë të ftohen dhe më pas i heqim nga tava. Macarons tani janë gati për tu mbushur me shijen tuaj të preferuar. Këshillohen të ruhen në frigorifer në një vazo dhe të shërbehen të nesërmen. Lexoni gjithashtu recetat për French Macarons me çokollate apo Red French Macarons
4 comments
Yll fare dhe e shijhme per ate qe e ka pare
cka eshte miell bajame nuk e kuptoj a ben ta bej me milll normal
Ajla mielli i bajameve eshte perberesi kryesor i recetes dhe me miell normal nuk te dalin. Mielli i bajameve arrihet duke grire bajamet.