Khinkali është një pjatë me origjinë gjeorgjiane mjaft e shijshme. Janë si tip torteli gjigant me mbushje brenda. Mund të kenë mbushje të ndryshme si me kërpudha, patate apo djathë por zakonisht preferohet ajo me mish.
Xinkali
Sasia: 0
Përbërësit
Pëbrërësit për brumin
- 500 g miell i imët
- 1 pako maja birre
- pak ujë
- pak kripë
- 1 vezë
Përbërësit për mbushjen
- 200 gr mish derri të grirë
- 200 gr mish lope të grirë
- 1 qepë
- pak kripë
- pak piper
- pak majdanoz
Përgatitja
- Marrim miellin, e hedhim ne nje enë dhe i shtojmë majanë e birres, pak ujë, kripën dhe vezën. Të gjitha i perzijmë bashkë dhe e punojmë mirë brumin derisa të arrijmë një masë homogjene. Vendosim brumin në një enë qelqi të mbuluar me pecetë dhe e lëmë të qetësohet për të paktën 2 orë në një vend të ngrohtë ose në furrë të fikur veç me dritë të ndezur.
Përgatitja e mishit
- Mishi i grire lope dhe derri bashkohet bashkë dhe i hedhim kripë, piper, majdanozin te prerë imët, qepë dhe 2 lugë ujë. I trazojmë mirë bashkë në mnëyrë që të përzihen të gjithë erëzat.
- photo credit: Levan N
Pergatitja e Xinkali
- Merret brumi dhe hapet një peteë 1 cm e trashë dhe me nje gotë prihen rrathë rrathe te vegjël. I hapim dhe pak rrathët dhe mbi ta vendosim pak nga masa e mishit, e më pas i mbyllim. Marrim një tenxhere dhe mbushim me ujë, e lemë derisa te marrë valë dhe i hedhim kripë. Hedhim në të xinkali dhe i lemë të ziejnë për 15-20 minuta.
- Hedhim xinkali në pjatë dhe i shërbejmë të ngrohta.
2 comments