Sheqerpare

Sheqerparet janë ëmbëlsira shumë të shijshme me origjine turke dhe të njohura edhe në vendin tonë. Para shumë kohësh në Turqi i shijova këto ëmbëlsira dhe të them të drejtën shija e tyre më ka mbetur edhe sot. Kam provuar disa herë ti gatuaj por kjo recetë është ajo e cila u afrohet atyre që kam provuar në Turqi.

Në fakt sheqerpare nuk janë të vështira për tu gatuar, duhet të kemi kujdes që të punojmë shpejt brumin pasi gjalpi në të shkrin e kjo gjë s'na ndihmon në krijimin e sferave për të krijuar këto ëmbëlsira.

Sheqerpare

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire, kuzhina shqiptare
Sasia: 6 persona
Kalori: 380kcal

Video

Përbërësit

Për brumin rreth 15 cope

  • 310 gr miell tipit 00
  • 100 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • 1 kokërr vezë
  • 2 lugë gjelle kos i bardhe
  • 1 lugë çaji maja për ëmbëlsira
  • pak kripë
  • 150 gr bajame ose fistik

Për sherbetin

  • 300 gr sheqer
  • 200 ml ujë
  • 1/2 lugë lëng limoni
  • pak vanilje pluhur sipas dëshirës

Përgatitja

  • Këshilla ime është që sherbetin ta përgatisni më përpara se të filloni përgatitjen për sheqerparet pasi duhet të hidhet i ftohtë.
  • Hedhim ujin dhe sheqerin në një enë dhe i vendosim në zjarr. Në momentin që fillon të ziejë hedhim pak lëng limoni dhe e lemë akoma për 2-3 minuta në zjarr të ulët. E lëmë të ftohet.

Përgatitja për sheqerpare

  • Fillojmë me përbërësit për brumin. Në një enë qelqi ose porcelani hedhim miellin e bashkuar me majanë, sheqerin, vezën, kosin dhe fillojmë ti përziejmë. Me pas shtojmë gjalpin e shkrirë por jo të nxehtë dhe pak kripë. Fillojmë i trazojmë përsëri me dorë derisa të krijojmë masë homogjene.
  • Marrim një tavë ku kemi shtruar letër kuzhine apo të lyer me pak gjalpë. Fillojmë dhe krijojmë sfera të vogla nga brumi që krijuam dhe i vendosim në tavë. Duhet të kemi kujdes që ti vendosim larg njëra tjetrës pasi do të fryhen dhe kështu evitojmë që të bashkohen.
  • Pasi të kemi mbushur tavën, shtypim pak sferat sipër me bishtin e një luge druri dhe i japim formën karakteristike te sheqerpareve.
  • I fusim në furrin e nxehtë më parë në temperaturën 180°C. Duhet ti pjekim sa të marrin ngjyrë ari. Do të duhen rreth 20-30 minuta.
  • Pasi sheqerparet të jenë pjekur, i nxjerrim nga furra dhe të nxehta i fusim në sherbetin e ftohtë. I vendosim në një pjatë dhe sipër shtojmë nga një bajame ose fistik dhe i shërbejmë.

Receta për ëmbëlsirën kompekaj

Ju bëftë mirë nga Artigatimit.com

receta-sheqerpare-sekerpare-sugar-bit-recipe
7 Shares
8 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Petulla të shpejta

Petullat janë vërtet të shijshme kur i shijon të sapo gatuara me mjaltë sipër e kanellë. Janë të shumta recetat e petullave, por ne sot po ju sugjerojmë një recetë shumë të shpejtë e të thjeshtë. Mund ta gatuani në mëngjes apo pasdite për familjen tuaj.

Bollgur me çokollatë

Një recetë vegane, bollgur me çokollate. Përgatitja e kësaj receta është shume e thjeshte, ideale për okazione speciale dhe te ftuar special. Zgjedhja e çokollatës duhet te jete nga më cilësoret.