Rizoto me lakër dhe djathë gorgonzola

Rizoto me djathë gorgonzola e lakër të bardhë dhe me një pluhur kanelle sipër është një pjatë e parë shumë e shijshme dhe e veçantë. Shija e fortë e djathit gorgonzola bashkohet me atë të kanellës dhe të lakrës së bardhë dhe na jep këtë pjatë fantastike. Duhet ta provoni patjetër këtë rizoto dhe jam e sigurt që edhe miqtë tuaj do ta pëlqejnë.

Rizoto me lakër dhe djathë gorgonzola

Sasia: 0

Përbërësit

  • 200 gr oriz
  • 1/2 kokë lakër
  • 1 qepë
  • 70 gr djathë gorgonzola
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 80 ml verë e bardhë
  • pak kanellë pluhur + 1 degëz kanelle
  • brodo vegjetale ose ujë i ngrohtë
  • pak kripë

Përgatitja

  • Në një tenxhere hedhim vaj ulliri dhe grijmë hollë qepën. E kavërdisim ngadalë në zjarr të ulët. Shtojmë më pas orizin dhe i kavërdisim bashkë. Më pas i shuajmë me verën e bardhë. Ngremë zjarrin dhe lemë të avullojë alkoli.
  • Pastaj shtojmë lakrën e prerë shumë hollë me thikë dhe degëzën e kanellës. I përziejmë mirë dhe shtojmë rreth 400 ml brodo vegjetale të nxehtë. Lemë të ziejë ngadalë orizi. Nëse shohim që orizi ka nevojë akoma të ziejë, mund të shtojmë akoma brodo ose ujë të nxehtë.
  • Kur orizi është gati, (duhet patur kujdes që mos të jetë shumë i zier, por 'al dente') e heqim nga zjarri, heqim degëzën e kanellës dhe shtojmë djathin gorgonzola të prerë në copa. (Nëse ju pëlqen aroma e fortë e kanellës mund ti shtoni edhe pak kanellë pluhur.)
  • Trazojmë me kujdes rizoton në mënyrë që gorgonzola të shkrijë. E lemë të pushojë disa minuta e më pas e hedhim në pjata.
  • E servirim rizoton të ngrohtë me një pluhur kanelle sipër.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

receta-risotto-rizoto-gatime-te-huaja-trendy-party-arti-receta

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Bollgur me perime

Bollgur me perime është një recetë e thjeshtë dhe e shpejtë kur nuk kemi kohë për të gatuar. Zgjedhja e perimeve mund të jetë sipas dëshirës, mjaftojnë të jenë të freskëta dhe bio.

Oriz me kërpudha

Orizi me kërpudha është një pjatë shumë e mirë dhe e përshtatshme për të gjithë, sidomos për ata persona që kanë probleme të intolerancës ushqimore siç janë personat çeliak të cilët alergjia kryesore u vjen nga mielli i grurit. Kjo pjatë është e shpejtë, e thjeshtë e me një rezultat vërtet të kënaqshëm

Pilaf Orizi

Pilafi i orizit është një pjatë që në vendin tonë është shumë e njohur dhe shumë e përdorur. Në shumë raste pilafi nuk na del ashtu siç do ta donim. Me recetën e mëposhtme do të jeni të sigurt që pilafi i orizit do të jetë shumë i shijshëm.