Receta për Bigné (Pasta shu)

Pasta shu është brumë i zier dhe i pjekur në furrë. Kjo lloj paste nuk ka nevojë për forma, pasi piqet thjesht në një tavë me letër furri sipër. Me të krijojmë forma të vogla ( bigné), të cilat pasi janë ftohur i mbushim me kremëra të ndryshëm si kremi pastiçier, kremi me çokollate apo reçel. Këto bignè mund të mbushen edhe me salca të kripura të bëra me djathëra të ndryshëm e erëza.

Receta për Bigné (Pasta shu)

Sasia: 0

Përbërësit

  • 100 gr gjalpë
  • 130 gr miell
  • 200 ml ujë
  • 3 vezë
  • pak kripë
  • 5 gr sheqer

Përgatitja

  • Në një tenxhere hedhim ujin, gjalpin, sheqerin dhe pak kripë. Vendosim tenxheren në zjar dhe e trazojmë ngadalë. Sapo ujë të fillojë të ziejë, heqim tenxheren nga zjarri dhe shtojmë me kujdes miellin e situr mirë duke e trazuar fort që të mos krijohen kokrriza. Vendosim tenxheren në zjarr të ulët dhe e trazojmë gjithmonë fort me një lugë druri. Do të shohim që masa do të jetë gati kur brumi të shkëputet nga tenxherja, dmth. që brumi është gati. Hedhim brumin në një enë qelqi dhe e lemë të ftohet.
  • Pasi brumi është ftohur fillojmë të shtojmë vezët një nga një duke i rrahur me lugë druri. Duhet të kemi kujdes që ti hedhim vezët një e nga një, në mënyrë që të përzihen mirë. Nëse keni një makinë planetare (apo mikser) mund ta bëni këtë proces fare mirë me të.
  • Pasi brumi është gati e marrim dhe e hedhim në xhepin e pastiçierit. Me të formojmë toptha të vegjël ku i vendosim direkt mbi një tavë me letër furri.
  • Vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë 220°C në fillim përreth 15 minuta duke pasur kujdes që të mos hapim kapakun e furrit në këtë kohë. Më pas ulim temperaturën në 180°C dhe i pjekim përreth 10 minuta.
  • Më pas fikim furrën dhe i lemë bigné në furrë për 15 minuta duke hapur pak kapakun e furrit në mënyrë që të thahen mirë brenda.

Notes

Përgatitja e pasta shu

Më pas i nxjerrim bignè dhe i lemë të ftohen. Tani ato janë gati për mbushjen që dëshirojmë.

Ju bëftë mirë!

0 Shares
4 comments
  1. Pershendetje,
    do te doja te dija nqs kete brum Mund ta pjekim ne forma te vogla rrethore,besoj se forma do te dilte me e rregullt sesa thjesht ne nje tave. Apo mos ndoshta ne keto forma nuk thahet ashtu si duhet?
    Pres pergjigjen tuaj
    dk

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Semifreddo me luleshtrydhe

Një fetë ëmbëlsire semifreddo me luleshtrydhe është ideale për të mbyllur një mbrëmje me një shije delikate dhe aromatike. Receta e kësaj ëmbëlsire është shumë e thjeshte, le të ndjekim hapat e përgatitjes.

Krepa të mbushur me reçel

Krepa të mbushur me reçel për një mëngjes plot energji apo një pasdite plot shije. Rikthehemi më një recetë si të gatuajmë krepa në kushte shtëpie, pasi në faqen tonë gjeni receta të ndryshme për krepa të mbushur.

Akullore me Vanilje

Periudha e verës është pikërisht stina më e mirë për të shijuar kënaqësinë e akullores. Shumë nga lexuesit e faqes tonë www.artigatimit. com na kanë kërkuar recetën e akullores. Ekzistojnë shumë receta për përgatitjen e akullores, me shije nga më të ndryshmet. Ne po japim recetën më klasike, e kësaj recete ju mund ti shtoni me pas shije çokollate, fruta të ndryshme, etj.