Molten Chocolate Cakes- Mini Torta me zemër çokollate

Po e nisim këtë vit të ri me disa mini torta me zemër çokollate që na pëlqen shumë dhe jam e sigurt që edhe juve, miqtë e mi, do t’ju pëlqej patjetër. Kjo është një nga ato ëmbëlsirat që gatuhet shumë shpejt dhe që lë mbresë te miqtë tuaj. 

Këto ëmbëlsira mini torta me zemër çokollate janë shumë të shijshme dhe me një efekt mahnitës.

Mini Torta me zemër çokollate

Prep Time20 minutes
Cook Time15 minutes
Total Time35 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Global
Keyword: embelsire
Sasia: 6 persona
Kalori: 320kcal

Përbërësit

  • 225 gr çokollatë e zezë
  • 115 gr gjalpë
  • 100 gr sheqer
  • 60 gr miell
  • 3 kokrra vezë

Përgatitja

  • Si fillim ndezim furrën në temperaturën 200°C.
  • Në një enë shkrijmë çokollatën së bashku me gjalpin (banjomaria), duke lënë pak gjalpë sa për të lyer format.
  • Në një enë tjetër hedhim vezët së bashku me sheqerin dhe i rrahim për rreth 2-3 minuta. Masës së krijuar, i shtojmë masën me çokollatën e shkrirë me gjalpin, (tashmë e ftohur).
  • Shtojmë më pas miellin dhe e trazojmë mirë e me kujdes përbërjen. Pastaj masën e përgatitur e hedhim në forma të vogla të rrumbullakëta të cilat i kemi lyer pak gjalpë.
  • Fusim në furrë tavën dhe i lëmë të piqen rreth 15 minuta. (Kujdes mos ti piqni shumë pasi efekti me zemër çokollatë do të zhduket.)
  • Pasi janë pjekur i nxjerrim nga furra dhe me kujdes mos digjemi i nxjerrim nga forma dhe i vendosim në pjata. I spërkatim pak me sheqer pluhur. Mimi tortat me zemër çokollate i shërbejmë menjëherë.

Receta per çokollate me lajthi

Ju bëftë mirë!

best-recipe-Molten-Chocolate-Cakes-photo
0 Shares
1 comment
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta Macarons me çokollatë

Macaron është një ëmbëlsirë me origjinë franceze. Kjo ëmbëlsirë është e përgatitur me pak përbërës, me bazë meringe, miell bajamesh, të bardha veze dhe sheqer pluhur. Mbushja e këtyre ëmbëlsirave mund të bëhet sipas dëshirës, me çokollatë, marmelatë, kremra të ndryshëm. Në recetën e mëposhtme ne kemi përgatitur versionin me çokollatë.

Kompekaj

Kompekaj është një ëmbëlsirë e njohur shqiptare. Procesi i përgatitjes se kësaj ëmbëlsire mund te duket i komplikuar, por rezultati ja velen ta provoni. Ndiqni gjithashtu video recetën e përgatitur posaçërisht.

Kadaif

Kadaif së bashku me bakllavanë janë ëmbëlsirat tipike për festat e fundvitit për gjithë shqiptarët. Ne e kemi përgatitur kadaifin në një mënyrë tjetër, duke i bërë rolè copat. Në këtë mënyrë prezantohet më bukur dhe është më i lehtë për tu shërbyer.