Khachapuri

Khachapuri (Chaczapuri) është një pjatë tjetër tradicionale gjeorgjianeje. Mënyra e gatimit dhe e formës që i jepet mund të ndryshojë nga krahina në krahinë. Zakonisht mbushet me djathë tipik të zonës, vezë dhe përbërës të tjerë. Gatimi më i njohur i kësaj pjate është Imeruli Khachapuri por pa lënë dhe Acharuli, Megruli, Achma khachapuri etj.

Khachapuri

Sasia: 0

Përbërësit

  • 200 gr miell të imët
  • 15 gr maja birre
  • 1 vezë
  • 100 ml qumësht të nxehtë
  • 150 gr djathë gjeorgjian
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • pak gjalpë
  • pak kripë

Notes

Përgatitja e brumit

Marrim miellin dhe e vendosim në një enë. Pastaj i hedhim majanë, vezën, vajin dhe qumështin. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Nëse e shohim të nevojshme shtojmë përsëri qumësht nëse brumi është i thatë. Bëjmë brumin derisa të gjithë përbërësit të jenë përzier mirë dhe të arrijmë një masë homogjene. Brumin e vendosim në një vend të ngrohtë, të mbuluar me një pecetë dhe e lemë të paktën 2 orë që të pushojë.

Djathi

Për mbushjen në Gjeorgji përdorin një lloj djathi tipik të zonës (k'veli). Në pamundësi ju mund ta zëvendësoni me gjizë pa kripë. Gjithashtu nëse dëshironi mund të përdorni dhe djathë kaçkavall të butë me të paktën 45% yndyrë. Sipas dëshirës mund të shtohet dhe pak mocarela.

Përgatitja e chacapurit

E marrin brumin dhe e hapim petë të trashë, jo shumë të madhe. Në mes të brumit vendosim djathin dhe e mbyllim siç është ilustruar në foto.
Brumi tani ka një formë topi dhe këtë me kujdes e hapim me okllahi (pec). E spostojmë në një tavë të lyer pak me gjalpë.
Receta Khachapuri (Chaczapuri) - Gatime te Huaja
E vendosim në furrë për 15-20 minuta, 180 gradë. Në fund fare e lyejmë pak chacapurinë me gjalpë edhe mund ti hedhim edhe pak djathë të grirë sipër sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

Receta Khachapuri (Chaczapuri) - Gatime te Huaja-Djath

5 Shares
5 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Pite të mbushura

Pite të mbushura është një mënyrë tjetër e të përgatiturit të piteve në tigan. Sot kemi paraqitur recetën e përgatitjeve të pite të mbushura dhe që piqen në furrë. Amvisat tona, pitet i bëjnë në tigan dhe kjo është një recetë për tu provuar.

Pogaça – Panine për mëngjes

Pogaça janë panine të mbushura që përgatiten për mëngjes. Kjo është një recetë shumë e përhapur në vendet ballkanike dhe Turqi. Mbushja mund të varjoj në disa receta, por shija e këtyre panineve për mëngjes është e veçantë dhe unike