Cheesecake me çokollatë e fistik

Cheesecake me çokollatë e fistik është një nga ato ëmbëlsirat që kur i shijon nuk i harron lehtë shijen. Kjo recetë është e ngjashme me atë të Cheesecake Klasik, por këtu shtohen fistik të grirë dhe çokollatë e shkrirë.

Cheesecake me çokollatë e fistik

Sasia: 0

Përbërësit

  • 200 gr biskota të thjeshta psh. Petit Beurre apo Digestive
  • 150 gr gjalpë
  • 400 gr djathë i butë Philadelphia
  • 2 vezë
  • 100 gr sheqer
  • 200 gr fistik të qëruar
  • 200 gr çokollatë të zezë
  • 2-3 lugë pana e freskët

Përgatitja

  • Si fillim përgatisim bazën. Marrim biskotat dhe i grijmë me grirësin elektrik. Më pas i hedhim në një enë qelqi ku shtojmë edhe gjalpin e shkrirë. I përziejmë mirë me kujdes. Masën e përgatitur e hedhim në një tavë të rrumbullakët që hapet anash, ku kemi shtruar paraprakisht një letër furi. E shtypim me kujdes masën me anë të një luge ose me dorë, në mënyrë që të hapet komplet në tavë. E vendosim tavën me bazën e biskotave në frigorifer përreth gjysmë ore.
  • Ndërkohë përgatisim pjesën e kremit. Në një enë qelqi hedhim vezët dhe sheqerin dhe i rrahim me rrahësin elektrik. Pasi masa është fryrë shtojmë djathin Philadelphia. I përziejmë mirë. Më pas shtojmë edhe 50 gr fistik të grirë në kremin e përgatitur. I përziejmë ngadalë. Masën e përgatitur e hedhim mbi bazën e biskotave. Vendosim tavën në furrë të nxehtë 180°C përreth 50-60 minuta.
  • Ndërkohë përgatisim çokollatën për tia hedhur sipër. Shkrijmë Në banjëmaria çokollatën me 2-3 lugë pana. E trazojmë mirë derisa të shkrihet komplet.
  • Pasi është pjekur cheesecake, e nxjerrim nga furra dhe i hedhim sipër çokollatën e shkrirë. Pastaj e mbulojmë me kujdes me fistikët e mbetur të grirë. E lemë të ftohet komplet e më pas i heqim me kujdes rrethin tavës dhe e presim në copa cheesecake.
  • E vendosim në pjata dhe e shërbejmë.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Receta për Krem Brulèe

Crème brûlée, shfaqet për herë të parë në një libër recetash franceze, dhe pse origjina ka mundësi të jetë shpikje anglezëve. Anglezët e quajnë "burnt cream", pra krem i djegur. Le ta zbulojmë si të gatuajmë këtë recetë ëmbëlsire.

Krostatë me reçel kajsie

Krostatë me reçel kajsie është një ëmbëlsirë tipike verore e shpejtë dhe shumë e shijshme. Baza me brumë të shkrifet dhe sipër aroma fantastike e reçel kajsie, recetën që mund ta lexoni në faqen tonë ArtiGatimit.com

Receta ëmbëlsirë e mbushur me krem

Kjo ëmbëlsirë e mbushur me krem është ideale për të festuar ditëlindje apo festa të tjera, ose thjeshtë një copë ëmbëlsirë pas darkës. Përgatitja e kësaj ëmbëlsirës mbushur me krem është shumë e thjeshtë dhe shtresa kryesore ngjan si një pandispanjë.