Ullinj të mbushur (Olive all’ascolana)

Ullinjtë e mbushur ( ose si thuhet në italisht olive all'ascolana) janë një pjatë tipike e zonës së Ascoli Piceno në Itali, nga ku marrin edhe emrin. Kjo pjatë shërbehet si antipastë dhe është shumë e shijshme. Sekreti i kësaj pjate qëndron në durimin që duhet për ti mbushur një e nga një ullinjtë, por ia vlen mundimi i bërë kur provojmë shijen e kësaj pjate.

Ullinj të mbushur (Olive all'ascolana)

Sasia: 0

Përbërësit

  • Për rreth 50 kokrra ullinj

  • 500-600 gr ullinj të mëdhenj të vendosur më parë në shëllirë
  • Përbërësit mbushjen

  • 50 gr mish viçi
  • 50 gr mish derri
  • 50 gr mish pule
  • 10-15 gr tul buke
  • 1/2 karrotë
  • 1/2 dege selino
  • 1/2 qepë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 150 ml verë e bardhë
  • 1 vezë
  • 40 gr djathë parmixhan i grirë
  • pak kripë
  • pak piper
  • pak karaifil i grirë në pluhur
  • pak arrë moskat të grirë
  • pak lëkurë të grirë limoni
  • Përbërësit për skuqjen
  • 1 vezë
  • pak miell
  • pak galetë
  • 500 ml vaj për skuqje

Përgatitja

  • Në një tigan hedhim vaj ulliri dhe shtojmë perimet e grira, ( karrotën, qepën dhe selinonë). I skuqim mirë dhe më pas shtojmë mishin e prerë në copa kubike të vogla. E kavërdisim dhe e skuqim mirë. Më pas e shuajmë me verën e bardhë, i hedhim pak kripë e piper dhe mbulojmë tiganin me kapak duke e lënë mishin të piqet ngadalë me zjarr të ulët.
  • Pasi është bërë mishi, e lemë të ftohet dhe pastaj e grijmë në mikser. Hedhim masën në një enë qelqi të madhe. Shtojmë në të përbërësit e mbetur, karaifilin pluhur, arrën moskat, djathin e grirë, tulin e bukës të grirë, vezën dhe lëkurën e grirë të limonit. I përziejmë me dorë mirë derisa të krijojmë një masë homogjene. Mbulojmë enën dhe e lemë të pushojë rreth 30-40 minuta.
  • Ndërkohë kalojmë në pjesën e gatimit që duhet më durim. Duhet të heqim bërthamat e ullinjve. Me majën e një thike qërojmë ullinjtë sikur të qëronim një mollë duke pasur kujdes që të mos këputet lëkura, ( s'duhet ta shkëpusim dorën deri në fund). Pasi i kemi qëruar të gjithë, marrim mbushjen që ka pushuar dhe duke marrë nga pak, fillojmë ti mbushim një e nga një. Në tre pjata të ndryshme hedhim në secilën pak miell, te tjetra vezën e rrahur e te tjetra pak galetë.
  • Pasi i kemi mbushur të gjithë, kalojmë një e nga një ullinjtë në fillim në miell, pastaj në vezë e në fund në galetë. I skuqim ullinjtë në vaj të nxehtë derisa të marrin një ngjyrë të artë. Hedhim ullinjtë në pjatë me letër kuzhine poshtë që të thithë pak vaj.
  • Servirim ullinjtë e mbushur të ngrohtë.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit.com!

ullinj.te-mbushur-receta-gatimi-food-recipe-arti

1 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Sallatë Cezar me pulë

Mënyrat për të përgatitur sallatë cezar janë nga më të larmishmet. Kjo mund të përdoret si meze në dreka dhe darka familjare. Përgatiteni salcën për cesar disa orë më parë kështu shija është akoma më e fortë dhe sallata akoma më e shijshme.

Sallatë kaprese

Sallata kaprese është një sallatë tipike e Italisë, zona e ishullit të Kaprit, nga ku merr dhe emrin. Kjo pjatë mund të shërbehet si antipastë, por edhe si pjatë e dytë. është një pjatë e freskët dhe e lehtë, e cila përgatitet me djathë mocarela, domate e borzilok, dhe sipër i hidhet vaj ulliri, rigon e kripë.