Tortë me kakao, kos e arrë kokosi

Torta me arrë kokosi, kakao e kos është një ëmbëlsirë e veçantë në shije. Kakao e arra kokosit janë këta përbërës që i japin veçantinë kësaj torte. Këtë recetë të thjeshtë mund ta gatuani edhe me fëmijët, e jam e sigurt që do të kënaqen shumë duke u lyer me kakao gjithandej.

Tortë me kakao, kos e arrë kokosi

Sasia: 0

Përbërësit

  • 250 gr kos i bardhë do të ishte me mirë me shije arrë kokosi
  • 230 gr sheqer
  • 3 vezë
  • 100 gr gjalpë
  • 80 gr miell
  • 80 gr kakao pluhur
  • 3 lugë gjelle arrë kokosi e grirë
  • 1 pako maja për ëmbëlsira
  • pak kripë

Përgatitja

  • Në një enë qelqi hedhim vezët dhe sheqerin. I shtojmë edhe pak kripë. I rrahim fort me rrahësin elektrik derisa të arrijmë një masë të fryrë si shkumë.
  • Në një enë sitim miellin, kakaon dhe majanë. I përziejmë mirë dhe ia shtojmë ngadalë masës me vezë. Me një lugë druri i trazojmë me kujdes. Hedhim në të edhe arrën e kokosit. Më pas shtojmë kosin dhe gjalpin e shkrirë.
  • I përziejmë ngadalë derisa të arrijmë një masë homogjene.Hedhim masën në një tavë të lyer me pak gjalpë e miell.
  • Vendosim tavën të piqet në tavë të nxehtë 180°C përreth 30-35 minuta.
  • Më pas nxjerrim tortë dhe e lemë të ftohet. E presim në feta dhe e servirim me pak arrë kokosi të grirë sipër.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

Torte-Kakao-Kos-Embelsira-Arti-Gatimit-receta-food-recipes-photo-b

0 Shares
1 comment
  1. Nje embelsire e mrekulueshme. Nje zgjedhje shume e mire per te gjithe. Ju keshilloj ta provoni.Shume flm Arti Gatimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Kek me dy ngjyra

Kek me dy ngjyra lë të kuptosh se duhet të përgatisim dy brumëra të ndryshëm, por në fakt kombinimi i ngjyrave është vetëm në fund. Le të shikojmë së bashku përgatitjen e kësaj ëmbëlsire.

Bollgur me çokollatë

Një recetë vegane, bollgur me çokollate. Përgatitja e kësaj receta është shume e thjeshte, ideale për okazione speciale dhe te ftuar special. Zgjedhja e çokollatës duhet te jete nga më cilësoret.

Tortë super çokollatë

E kush nuk e pëlqen çokollatën? Kjo tortë është pikërisht për ata persona që e adhurojnë këtë ëmbëlsi. Kjo tortë është një pandispanjë me çokollatë e mbushur me krem çokollate.

Krem gjalpi

Kremi i gjalpit është shumë i përdorur në pastiçeri. Ky lloj kremi përdoret për të mbushur torta të ndryshme, ëmbëlsira të vogla siç janë cupcake ose ato pastat e vogla që ishin shumë të përhapura në Shqipëri përpara shumë vitesh.