Petulla me banane

Petullat te përgatitura me banane janë shumë të shijshme dhe pëlqehen si nga fëmijët, ashtu dhe të rriturit. Kjo recetë per petulla është shumë e thjeshtë. Dua të them që në familjen time këto lloj petulla gatuhen shpesh.

Petulla me banane

Course: Appetizer
Cuisine: Albanian
Keyword: petulla
Sasia: 4 persona
Kalori: 230kcal

Video

Përbërësit

  • 2 banane të pjekura mirë
  • 1 lugë lëng limoni
  • 200 gr miell
  • 50 gr sheqer
  • 1 kokrra vezë
  • 30 gr gjalpë
  • 150 ml qumësht
  • pak kripë
  • 1 lugë kafeje maja për ëmbëlsira
  • 250 ml vaj për skuqje
  • pak sheqer pluhur për sipër

Përgatitja

  • Si fillim qërojmë bananet dhe i shtypim mirë me pirua ose ne grirësin elektrik. I hedhim sipër lëngun e limonit që të mos nxihen.
  • Në një enë qelqi hedhim gjalpin e shkrirë dhe sheqerin. I trazojmë mirë e më pas shtojmë vezën. I përziejmë mirë derisa të bashkohen të gjithë përbërësit. Shtojmë dhe bananen e shtypur. Hedhim qumështin ngadalë.
  • I përziejmë mirë. Më pas pak nga pak hedhim miellin e situr të përzier me majanë. I përziejmë mirë që të mos krijohen kokrriza dhe derisa të arrijmë një masë homogjene dhe të lëngshme. Duhet që masa të shkëputet nga luga, (nëse është më e fortë shtoni akoma qumësht dhe e kundërta nëse e shikoni shumë të lëngshme, shtoni pak miell).
  • Hedhim vajin në një tigan të thellë dhe e lemë të nxehet. Kur vaji ka arritur temperaturën e duhur hedhim me ndihmën e një lugë brumin pak nga pak. Marrim me lugë aq brumë sa të krijohen toptha të vegjël. Skuqeni përreth 3 minuta e më pas nxirreni e hidheni në pjatancë.
  • Sipër petullave me banane u hedhim sheqer pluhur ose nëse doni diçka akoma më të shijshëm shtojini copa të vogla çokollate. Kështu që nxehtësia e petullave do të shkrijë çokollatën dhe ju nuk do të mund t’ju rezistoni dot.

Lexoni recetën petulla me kos

petulla-me-banane-receta-gatimi-arti-food-fresh-desserts-traditional

Ju bëftë mirë!

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Tavë me kërpudha shoqëruar me salcë djathërash – MasterChef Albania

Pressure test quhet prova e radhës, një test nën presion. Në këtë test duhet të gatuajmë një pjatë ku përbërësi kryesor duhet të jetë kërpudha. Koha në provat e programit Masterchef Albania është shumë e limituar, duhet të shtojmë edhe emocionet, tensionin dhe faktin që gatuan përpara shefave të vërtetë dhe të gjitha këto bëjnë që ndonjëherë të mos arrish rezultatin e dëshiruar