Biskota me copëza çokollate

Biskotat janë gjithmonë një kënaqësi kur i shijon në mëngjes me një gotë qumësht. E të shijojnë më shumë kur në to gjenden edhe copëza çokollate që të shkrihen në gojë. Kjo është një recetë e thjeshtë që mund ta përgatisni edhe me fëmijët tuaj. Pasi i keni përgatitur këto biskota dhe nuk i konsumoni menjëherë, mund ti ruani në vazo qelqi të mbyllur.

Biskota me copëza çokollate

Sasia: 0

Përbërësit

  • 230 gr gjalpë
  • 350 gr miell
  • 200 gr sheqer
  • 50 gr sheqer panxharsheqeri
  • 20 ml qumësht
  • 2 vezë
  • 300 gr copëza çokollate të zezë
  • 1 pako vanilje
  • 1 pako maja per ëmbëlsira
  • pak kripë

Përgatitja

  • Në një enë hedhim gjalpin me sheqerin e bardhë dhe i përziejmë me rrahëse me dorë. Hedhim vezët dhe i rrahim akoma për 1-2 minuta. Më pas fillojmë e shtojmë gjysmën e masës së miellit ngadalë, që më parë e kemi përzier me majanë dhe vaniljen. Shtojmë qumështin dhe gjithë miellin e ngelur. I përziejmë me ndihmën e një luge druri. Vazhdojmë ti trazojmë derisa të jenë bashkuar mirë të gjithë përbërësit.
  • Pasi të jetë formuar një masë homogjene, shtojmë copëzat e çokollatës dhe e përziejmë ngadalë që të përhapen në të gjithë masën.
  • Marrim brumë me ndihmën e një luge dhe e hedhim në toptha të vegjël në një tavë, ku kemi shtruar letër kuzhine. Duhet të kemi kujdes që topthat ti vendosim pak të larguar nga njeri tjetri sepse gjatë pjekjes shtojnë volumin.
  • Pasi i kemi vendosur të gjitha biskotat në tavë, mbi to hedhim sipër pak sheqer të trashë, si dhe disa copëza çokollate shtesë.
  • Tavën e fusim në furrë të piqet në temperaturën 180°C përreth 30 minuta ose derisa të shohim që biskotat kanë marrë një ngjyrë të bukur sipër.
  • Nxjerrim biskotat dhe i lemë të ftohen e më pas i vendosim në pjatancë e i servirim.

Notes

Përgatitja

Ju bëftë mirë nga ArtiGatimit!

Biskota-Cokollate-Receta-Embelsira-Gatime-Torta-ArtiGatimit-Food-Photos-a

0 Shares
4 comments
  1. Une e pelqej shume gatimin,sidomos embelsrat.U jam shume mirnjhese per kete recepte.Shpresoj qe te jen ne tavolinen time per kete fudevite .Do filloj t pergadise tash te shoh se a me dal nese po do te jene menyja kryesore ne tavolinen ato nete festive
    BRAVO arti i gatimit jeni te mrekullueshem .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like

Crème caramel me video

Crème caramel është një nga ëmbëlsirat qe nuk mund ti rezistohet. Vetëm me 3 përbërës kryesor dhe duke ndjekur këshillat në videon që kemi publikuar në kanalin e ArtiGatimit ne Youtube do të përgatisni një recetë fantastike.

Vanilla Cupcake

Vanilla cupcake apo cupcakes me vanilje janë perfekte për festa, festime apo thjesht për ti provuar. Këto ëmbëlsira përgatiten fare thjeshte dhe sipër mund ti vendosim krem me shije dhe ngjyra të ndryshme.

Torta e të Dashuruarëve

Edhe pse Shën Valentini ka rreth një muaj që ka kaluar, dashuria është dhe mbetet përgjithmonë. Dëshiroj të nis këtë aventure me një ëmbëlsirë vërtet speciale të cilën e kam quajtur Torta e të dashuruarëve. Eshtë një tortë vërtet e shijshme dhe jo shumë e vështire për tu përgatitur, është thjesht një pandispanjë e mbushur me krem gjalpi me çokollate. Mund ta përgatitni për çdo rast të vecantë.

Receta për Karamel

Kjo salcë karameli është shumë e mirë dhe mund ta përdorim mbi akullore, mbi torta e ëmbëlsira të ndryshme. Ka disa receta për përgatitjen e salcës së karamelit, por receta e mëposhtme na kënaqi më shumë me rezultatin e arritur.