Tortë për ditëlindje

Si te gatuajme embelsire Tortë për ditëlindje. Receta e dërguar nga Geni J.

Tortë për ditëlindje

Sasia: 0

Përbërësit

  • 500 gr miell
  • 200 gr gjalpë
  • 800 gr lajthi
  • 500 gr qumësht
  • 50 gr qershi
  • 200 gr çokollatat e grirë
  • 500 gr krem pastiçerie
  • 200 gr sheqer
  • 4 vezë
  • 1 pako vanilje
  • 1 pako fryrëse brumi maja
  • 100 gr kakao
  • 100 gr çokollate Nutella

Përgatitja

  • Marrim një enë të thellë dhe hedhim miellin gjalpin e shkrirë dhe i përziejmë. Më pas hedhim lajthit, sheqerin. vezët, vanilje, qumësht, kakao dhe i përziejmë deri sa të bëhet një mas homogjene. Më pas hedhim dhe çokollatat Nutella. Marrim masën dhe e hedhim në një formë të rrumbullaket.
  • E vejmë në furë me 180°C derisa të piqet. Më pas përgatisim kremin. Marrim një enë të thellë dhe hedhim krem pastiçerie. E përziejmë me mikser derisa të bëhet masa pak sa e trashë. Më pas e lemë në një anë kremin e përgatitur.
  • Heqim pandispanjën nga furra dhe lëmë pak të ftohet. E marrim dhe ndajmë në dysh. E lyejmë me krem pastiçerie çokollate Nutella. Më pas i vëmë pjesën tjetër sipër dhe e mbulojmë të gjithën me krem pastiçerie.
  • Marrim qershitë dhe i vejmë anash tortës. Më pas me anë të një kaushë i bëjmë një rreth me krem pastiçerie. I hedhim çokollate të grirë sipër. Kjo tortë shoqërohet me shampanjë.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like