Si te gatuajme Tortë me Qershi. Receta e dërguar nga Egzona K.
Tortë me Qershi
Sasia: 0
Përbërësit
- 2 vezë
- 2 gota sheqer
- 3 gota miell
- 2 gota ujë me gaz
- 1 gotë vaj
- 1 pako maja birre
- 400 gr qershi pa bërthama
- 1 pako sheqer pluhur
Përgatitja
- Së pari përziejmë me mikser vezët me sheqerin. Pastaj shtojmë miellin dhe majanë.
- Vazhdojmë më pas me telin kuzhinës dhe duke përzier shtojmë ujin me gaz dhe vajin. Në tepsi shtojmë gjysmën e brumit dhe e hedhim mbi qershitë.
- Shtojmë dhe gjysmën e mbetur, e prapë e mbulojmë me qershi dhe e pjekim ne temperaturën 200°C. Pasi të piqet mbi të hedhim sheqer pluhur.
1 comment
Shum mir