Tortë me krem

Tortë me krem është recetë e dërguar nga Flutur B.Eshtë recetë e lehtë për tu përgatitur e shijshme si dhe përbërit e saj gjenden nëpër të gjitha kuzhinat tona.

Tortë me krem

Prep Time20 minutes
Cook Time30 minutes
Total Time50 minutes
Course: Dessert
Cuisine: Albanian
Keyword: embelsire
Sasia: 4 persona

Përbërësit

Për pandispanjën

  • 5 kokrra vezë
  • 5 lugë gjelle sheqer
  • 10 lugë gjelle lugë gjelle
  • 1 pako peciv maja
  • 1 pako vanilje

Për kremin

  • 100 gr çokollatë
  • 100 gr rrush të thatë
  • 1/2 l qumësht
  • 3 lugë gjelle miell
  • 100 gr margarin
  • 200 gr keksa te bluar

Përgatitja

  • Në fillim rrihen të bardhat e vezës me sheqer deri sa të formohet masë e fortë. Pastaj i shtohen të verdhat me radhë duke i rrahur me mikser.
  • I shtohet peciva, vanilja dhe pastaj mielli. E hedhim në një tepsi ku kemi vendosur leter kuzhine dhe e pjekim në temperaturë 200°C dhe pas 15 minuta zvogëlojmë në 180°C për 15 të tjera ose kur të jemi të kënaqur me pjekjen. (Bëjmë provën me një kunj dhëmbësh)
  • Në një enë ziejmë hedhim 3 lugë miell, 100gr margarinë ose gjalpë dhe gjysmë litri qumësht. E vëmë në zjarr të ngadalshëm për disa minuta.
  • E lyejmë pandispanjën sipër dhe mbi të shtrijmë keksa të bluar. Më pas hedhim rrushin e thatë (stafidhe). Nëse dëshironi pandispanjën mund ta ndani në mes horizontalisht dhe të bëni një mbushje tjetër me krem. Sipër hedhim çokollatën e shkrirë në banjëmaria.

Ju bëftë mirë dhe mos harroni të votoni për këtë recetë duke klikuar mbi butoni “Like”

0 Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




You May Also Like